Mesiç mbështet Moisiun për Jugosllavinë
19/02/2005 Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, mori pjesë dje në ceremonitë e organizuara me rastin e inagurimit të Z. Stipe Mesiç President i Republikës së Kroacisë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetarë shtetesh të rajonit dhe më gjerë si Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, ai i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, i Presidencës së radhës së Bosnje-Hercegovinës, Sulejman Tihiç, i Polonisë Kvashnjevski, i Ukrainës, Viktor Jushenko, i Lituanisë Adamkov etj. përfaqësues të vendeve të ndryshme nga rajoni e organizma evropiane, me të cilët Presidenti Moisiu u takua gjatë ceremonisë dhe më pas. Në takimin me Moisiun Presidenti Mesiç duke theksuar se Jugosllavia nuk ekziston më vuri në dukje se në këtë dritë duhet parë dhe rezoluta 1244. Ai nënvizoi se janë pa të ardhme ata që problemet kërkojnë t’i zgjidhin jashtë kufijve të tyre dhe askush nuk e mendon që forcat ushtarako – policore të kthehen atje përsëri. Presidenti Mesiç tha se forcimit të lidhjeve dhe komunikimit mes njerëzve në të dy vendet do tu vinte në ndihmë ngritja e jë linje ajrore dhe e cila do të funskiononte në intinerarin Tiranë- Prishtinë - Zagreb.