400 nxënës pa ujë të pijshëm prej 3 ditëve
25/05/2005 Drejtuesit e arsimit, paralajmëojnë mbylljen e konviktit
ELBASAN - Disa çrregullime në furnizimin me ujë të qytetit kanë shqetësuar jo pak banorët e Elbasanit, por sidomos banorët e objekteve të rëndësisë së veçantë, siç janë konviktet. 400 nxënës të shkollave profesionale në qytetin e Elbasanit janë përballur me mungesën e ujit prej 3 ditësh, duke dhënë alarmin edhe për rrezikun e ndonjë epidemie të mundshme. Një natë më parë gjendja e jashtëzakonshme në godinën 4-katëshe ka bërë që kryetari i Bashkisë të furnizojë depozitat me ujë të pijshëm me anë të një boti duke zgjidhur për momentin kërkesat e nxënësve. Por, me sa duket, situata vazhdon të jetë e njëjt,ë pasi ndërmarrja e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit, Elber sh.p.k, ka deklaruar se si pasojë e një defekti uji në konvikt do të mungojë edhe në 24 orët e ardhshme. Burime nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se po punohet për të riparuar defektin, por si pasojë e problemeve të shumta në rrjet furnizmi i menjëhershëm me ujë i konviktit është penguar. Ndërkohë dje, Shyqyri Dakoli, drejtor i konviktit, deklaron se problemet me furnizimin me ujë të pijshëm të zonës nuk janë të reja. Ato kanë flluar që nga shtatori i këtij viti. Në një prononcim për “Metropol”, Dakoli ka sqaruar se 400 nxënës, nuk kanë ujë për t’u larë, për banjot pa llogaritur konsumin. “Epidemitë, sipas tij, nga momenti në moment mund të bëhen pjese e realitetit dhe nga ana e tyre nuk do të ketë mundësi për ta kontrolluar situatën, pasi pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Nëse problemi i ujit nuk rregullohet shpejt, ne do të detyrohemi që të mbyllim konviktet”, ka përfunduar drejtori i konviktit, Shyqyri Dakoli.