Shkon për të mjelë lopën, var veten në kasolle
25/05/2005 Shkak, gjendja depresive e 50-vjeçares
DURRES - Depresioni ka shkaktuar një tjetër viktimë në Qarkun e Durrësit. Një grua e moshës 50 vjeç, i ka dhënë fund jetës, duke u vrarë jashtë shtëpisë në kohën që askush nga familjarët nuk gjendej pranë saj.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në fshatin Qerret. Policia e Durrësit është njoftuar së paku një orë pasi është mësuar vdekja e 50-vjeçares, e cila mendohet se mund të ketë hedhur lakun në qafë, rreth 2 orë para se trupi i pajetë e i varur në traun e kasolles së bagëtive, të gjendej nga burri i saj.
Ngjarja
Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në ora 10.00 të ditës së hënë, në fshatin Qerret, që gjendet 15 km larg qytetit të Durrësit. Shtetësja Nafie Ahmeti e martuar dhe me fëmijë është gjetur e varur në kasollen e bagëtive disa metër larg shtëpisë.
Sipas pjesëtarëve të familjes së saj, mësohet se Ahmeti kishte shkuar për të mjelë lopën si gjithmonë dhe vonesa e saj është ndier shumë kohë pasi ajo kishte kryer aktin.
Sipas policisë, e cila ka dërguar në vendin e ngjarjes grupin e hetimit, mësohet se, i pari që është ndeshur me skenën e rëndë ka qenë bashkëshorti i saj. I ndihmuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes, ai ka mundur të heqë nga litari gruan, por askush nuk ka mundur të ndërhyjë për t’i shpëtuar jetën, pasi 50-vjeçarja kishte vdekur dhe trupi i saj ishte ftohur.
Policia ka thënë në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm litari. Gruaja është hequr nga stalla e bagëtive dhe kjo ka detyruar grupin e hetimit të ndërtojë skenën e vrasjes nisur nga kallëzimet e bëra, kryesisht nga i shoqi i saj si dhe të tjerët.
Hetimi
Paraprakisht burimet policore janë shprehur se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e vetëvrasjes.
Mësohet se Nafie Ahmeti kishte pesë muaj që vuante nga depresioni. Ajo kishte bërë gjatë kësaj kohe disa vizita mjekësore si dhe kishte marrë ilaçe qetësuese dhe antidepresive. Hetimet paraprake përjashtojnë mundësinë e konflikteve familjare, ndërkohë që drejt vetekzekutimit nuk ka ndikuar as edhe gjendja ekonomike e familjes.
Burri i viktimës u ka pohuar agjentëve të policisë se gruaja e tij kishte dhembje të forta të kokës, marrje mendsh, pagjumësi dhe rënie në depresion.
Dëshmitë e familjarëve do të jenë pjesë e hetimit për të zbardhur ngjarjen, e cila e ka çuar në tre numrin e vetëvrasjeve në Durrës që nga muaji prill i këtij viti.