“E vrava Enxhin dhe për 4 orë më pas, luaja në kompjuter”

25/05/2005 Eunarti 14-vjeçari rrëfen detaje të krimit dhe të orëve pas vrasjes, derisa u arrestua
DURRES – Para gjykatës, ku u paraqit dje për vlerësimin e masës së sigurisë, Eunart Hoxha ka treguar të gjithë ngjarjen e katër ditëve më parë.
Historia rrënqethëse ka filluar pasi djali jetim ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij për të luajtur. Pas vrasjes, ai është qetësuar, duke luajtur për 4 orë më radhë në një sallë kompjuterash, pa i thënë askujt për krimin që sapo kishte kryer.
Krimi
“Kam shkuar te shtëpia e dajës për të luajtur me kushërirën Enxhi Kllezi, dhe nuk kam pasur asnjë qëllim për të vrarë vajzën e dajës”.
Në këtë mënyrë i është përgjigjur oficerit të policisë gjyqësore, Eunart Hoxha, i cili kishte braktisur shkollën në klasën e gjashtë dhe, sipas policisë, kishte shfaqur shenja agresiviteti. Hoxha 14-vjeçar, deklarimin e ka bërë në prani të avokates së tij, Rezarta Lisha, dje në seancën e dhënies së masës së sigurisë.
Sipas dëshmisë së tij, në shtëpinë e dajës, ka shkuar rreth orës 10.00 të datës 21 maj dhe se atje ka gjetur vetëm Enxhi Kllezin, me të cilën ka nisur të luajë. Disa kohë më pas ka shkuar në shtëpi edhe gjyshja e fëmijëve, e cila, pasi ka pyetur 14-vjeçarin për shëndetin e nënës dhe të vëllait të tij është larguar, duke lënë fëmijët në lojën e tyre.
Grindja ka nisur në kohën që duke luajtur Eunart Hoxha i ka grisur librat, pasi ia ka hedhur në trup ato.
Ky veprim ka bërë nervoze vajzën e klasës së katërt, e cila krahas të qarave është përpjekur të qëllojë me duar kushëririn.
Ndërsa gjakrat janë dukur se po uleshin, 14-vjeçari kërkon ujë për të pirë.
Në dëshminë e paraqitur para trupit gjykues, thuhet se Enxhi, pasi ka nxjerrë nga frigoriferi paguren me ujë gjysmë të ngrirë ia ka përplasur në trup 14-vjeçarit.
Reagimi këtë herë nga Eunarti ka qenë agresiv dhe e ka qëlluar më shumë vajzën, e cila, sipas tij, për t’u mbrotjur ka marrë thikën e bukës në formë sharre, por pa mundur ta godasë.
Atë që nuk ka mundur të bëjë vajza e ka bërë djali i dajës së saj, i cili ka pohuar se e ka qëlluar në bark dy herë me thikë dhe nga trupi i vajzës ka nisur të rrjedhë gjak.
Duke përfituar nga mosha më e rritur, ai e ka shtyrë të gjakosur vajzën drejt dhomës dhe pasi e ka shtrirë në krevat i ka rrotulluar në qafë llastikun e pantallonave të vajzës, duke e shtrënguar disa herë.
Paskrimi
I siguruar se kishte kryer vrasjen dhe i frikësuar ka mbyllur derën e dhomës, duke vënë çelësin mbi lavatriçe, ndërkohë që çelësi i portës së jashtme të shtëpisë i ka humbur, pasi e ka mbyllur atë.
Pas krimit, 14-vjeçari ka kaluar rreth 4 orë në një lokal tek Fabrika e Makaronave, duke luajtur kompjuter, por pa u treguar shokëve.
Rreth orës 18.00, ai ka marrë linjën për në Berat dhe është strehuar te halla në fshatin Starovë, por edhe këtu nuk ka treguar për krimin.
Telefonata e bërë nga xhaxhai i tij te halla e Enuartit ka zbuluar edhe vendin e strehimit dhe ka qenë pikërisht ai që ka njoftuar policinë, e cila e ka arrestuar në mëngjesin e të nesërmes.
E gjithë deklarata e nënshkruar nga vrasësi dhe avokatja e tij është lexuar para trupit gjykues, ndërkohë që minoreni dhe as avokatja e tij nuk kanë kundërshtuar asgjë.
Vlerësimi i masës së sigurisë për 14-vjeçarin Eunart Hoxha është bërë me dyer të mbyllura për familjarë e të afërt të të dy palëve, ndërkohë që në korridor të interesuarit kanë qëndruar deri sa 14-vjeçari është nisur për në burgun e Tiranës.
Gjykata vendos edhe ekzaminimin e tij psikik
“Burg pa afat” për minorenin që vrau dhe mbyti kushërirën
DURRES – “Burg pa afat” ka vendosur dje Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, për minorenin që vrau kushërirën. Eunart Hoxha duhet të kalojë pas hekurave të qelisë masën e paraburgimit dhe gjykimin e dosjes në ngarkim të tij për vrasjen e vajzës së dajës, Enxhi Kllezi.
Ndërkohë, për djalin që vrau disa ditë më parë kushërirën është urdhëruar që t’i nënshtrohet dhe një vizite te mjeku psikiatër si dhe te psikologu, të cilët do të përcaktojnë gjendjen e tij mendore.
Është zhvilluar me dyer të mbyllura seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për të akuzuarin si vrasësi i 10-vjeçares Enxhi Kllezi. Eunart Hoxha ka dalë dje para togave të zëza të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për të marrën masën e sigurisë pas krimit të bërë katër ditë më parë në shtëpinë e dajës së tij. Kërkesa e prokurorit të çështjes si dhe krimi i rëndë i ndodhur ka shtyrë gjyqtarin e çështjes, Fejzo Hysi, të vendosë ndaj djalit vrasës, Eunart Hoxha, masën e sigurisë të “arrestit në burg”.
Ndonëse avokatja mbrojtëse e Hoxhës ka pranuar krimin e bërë nga klienti i saj, ajo ka kërkuar një masë më të lehtë, atë të arrestit të shtëpisë, duke u nisur nga mosha e Eunart Hoxhës. Mbi 14-vjeçarin, i cili, sipas gjyqtarit Fejzo ka mbushur moshën e ndekjes penale, rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturës dhe sipas nenit 79/a, masa e dënimit varion nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
Të akuzuarit për vrasje, pasi i është komunikuar masa e sigurisë është dërguar në spitalin e burgut të Tiranës për ekzaminime mjeko-ligjore, ku do i nënshtrohet analizave psikopatologjike.
Në të njëjtën kohë autori i krimit do të vendoset para një psikologu, si dhe do të mbushë formularët standard, për të parë nëse vuan nga çrregullime mendore, të dhëna këto që do i bashkëngjiten dosjes së krimit të bërë më 21 maj 2005 në lagjen nr.17 të ish-Kënetës së Durrësit.