E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ksenofobia, vritet emigranti shqiptar

25/05/2005  Kapshticë, kthehet trupi pa jetë

KORÇE - Një 28-vjeçar nga Bilishti është vrarë me armë të ftohtë në kryeqytetin e vendit fqinjë, Greqi, dhe familjarët e tij, akuzojnë disa të rinj grekë, si autorë të krimit. Arben Lato, rreth 28 vjeç, lindur dhe banues në Bilisht, në një fshat pranë vendkalimit kufitar shqiptar të Kapshticës, ka gjetur vdekjen, dy ditë më parë, në një lagje qendrore të kryeqytetit grek, Athinë dhe dje në mëngjes, trupi i tij mbërriti në vendlindje. Familjarët e të ndjerit, kanë denoncuar në policinë e Kapshticës, se i afërmi i tyre Arben Lato, ishte vrarë gjatë një përplasjeje me disa të rinj grekë, në një grindje që, sipas tyre, kishte ardhur për shkak të ksenofobisë. Policia e Kapshticës deklaroi se ka mbledhur të dhënat e nevojshme dhe dëshmitë e të afërmve të Arben Latos, ndërsa mësohet se është kërkuar një takim me palën greke për të sqaruar më shumë ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›