E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat, nesër përballë Sllovakisë

Skuadra kombëtare U-21 do të përballet nesër në Bratislavë (ora 19:00) me përfaqësuesen e Shpresave të Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.
Para nisjes në Sllovali, skuadra e Artan Bushatit zhvilloi fazën përgatitore në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamës si dhe zhvilloi dy ndeshje kontrolli.
Kombëtarja U-21 humbi me Apoloninë 3-0 ndërsa fitoi të dytën me Vllazninë 2-1 (golat për Shpresën u shënuan nga Abazaj dhe Xhota)
Në ndeshjen e dytë, Bushati aktivizoi mbrojtësin Tefik Osmani, i marrë nga Kombëtarja A për të riparuar të carat në mbrojtje. Pas takimit, Formacioni i pritshëm kundër Sllovakisë: Koliqi, Osmani, Dushku, Arapi, Mile, Agolli, Lila, Veliaj, Bakaj, Abazaj, Pema
Shpresat do të luajnë më 1 shtator në stadiumin "Selman Stërmasi" kundër Spanjës, ndeshja e dytë në Grupin 2 për ekipin tonë. Ndeshjet nuk do të zhvillohen me sistem vajte-ardhje. Nga cdo grup del vetëm një ekip (i pari).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›