E Shtunë, 31 Tetor 2026

42-vjeçari dërgohet për në banesën e fundit

Lamtumira I ashtuquajturi “I fundit i Mohikanëve” përcillet nga lotët e djalit dhe vajzës

Dje pasdite është dhënë lamtumira e fundit për Franc Konomin, i cili është përcjellë me lot nga familja e tij, djali dhe vajza, ende të mitur, si dhe shumë miq. Ai jetonte i vetëm në Tiranë, ndërkohë që këtu kishte vetëm babanë, i cili banonte pak metra më tutje, në një apartament. Në banesën private, aty ku Franci qëndronte vetëm, kanë mbërritur ish-gruaja e tij, pasi prej pak vitesh ishte ndarë dhe jetonte me një gjermane dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Ata kanë udhëtuar nga Hamburgu, ndërkohë që nga Greqia kanë ardhur dy vëllezërit e Francit dhe nëna e tij. Miqtë, që për asnjë moment nuk e kanë lënë vetëm, kanë formuar një kortezh të vogël, ndërkohë që banorët e zonës, pavarësisht se çfarë ishte ai për drejtësinë shqiptare, e mbanin si idhull. Ai është cilësuar nga opinioni si “I fundit i Mohikanëve”, duke i veshur nga pas një sërë ngjarjesh, për të cilat asnjëherë nuk u deklarua fajtor. Sipas policisë, 42-vjeçari konsiderohej si një nga vrasësit e kreut të bandës së “Rrugës Bardhyl”, Gaz Muça. Më pas ai u dënua për një gjobëvënie, ndërkohë që në Greqi dyshohej për një tjetër vrasje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›