E Diel, 1 Nëntor 2026

45 të vrarë në një dasmë në Turqi, arrestohen 6 persona



Një grup personash të armatosur kanë sulmuar një dasmë në Turqinë jug-lindore duke vrarë së paku 45 vetë. Ne mesin e të vdekurve është edhe një familje e tërë prej 6 fëmijësh dhe dy prindërit. Ministri turk i Brendshëm, Besir Atalay, përjashtoi përfshirjen në masakër të ndonjë lëvizjeje kurde, të cilat janë aktive në këtë rajon. Ndërkohe, gjashtë persona janë arrestuar për ngjarjen, ndërsa hetuesit kanë biseduar me dëshmitarët, në përpjekje për të identifikuar autorët e kasaphanës. Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë të ditura ende, por mësohet se ata kanë pasur me vete armë. Anëtarët e një ose dy familjeve njoftohet të kenë qenë anëtarë të një grupi paraushtarak të mbështetur nga shteti të njohur si rojet e fshatit të krijuar ne fillim të viteve 90-të, për të luftuar aktivitetet e Partisë Punëtore Kurde.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›