E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: “Maqedonia mund të fitojë heqjen e vizave”



Komisioneri europian për Zgjerimin, Oli Rehn, ka deklaruar se në bazë të informacioneve që zotëron, ka shumë mundësi që në gjysmën e këtij muaji, Maqedonia do të jetë vendi që do të përfitojë heqjen e vizave. Sipas Rehn, përveç Maqedonisë, rekomandimin mund ta marrin edhe Serbia dhe Mali i Zi, vende që kanë bërë progres të konsiderueshëm kohët e fundit. “Raporti ende nuk ka përfunduar dhe do të shqyrtohet nga struktura edhe më të larta. Por besoj se ajo që është në raport është shumë realiste. Në disa vende ka pasur progres dhe Komisioni e ka vlerësuar këtë”,- ka pohuar Rehn. Edhe Kryeministri maqedonas Nikolla Guevski pret që deri në fund të vitit Komisioni Europian të marrë një vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›