E Hënë, 2 Nëntor 2026

4500 persona lihen në rrugë, ku vajtën 25 milionë lekë?!

Në vendimin e qeverisë thuhej: Të varfrit, personat me të ardhura të ulëta, viktimat e dhunës apo njerëzit me aftësi të kufizuara, do të kenë së shpejti mundësi strehimi, nëse deri më sot nuk kanë një banesë ku të fusin kokën. Shteti Shqiptar ka parashikuar të marrë një hua prej 15 milionë euro nga Banka, për Zhvillim e Komisionit Europian, për ndërtimin e banesave sociale për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë. Sipas projektit, që në total kap vlerën prej 25 milionë euro, të mbërritur për votim në komisionet parlamentare të Kuvendit, paratë do të përdoren për strehimin e 1100 familjeve të pastreha. Sipas statistikave, pritet që nga ky projekt të përfitojnë jo pak, por 4500 persona, që do të kenë mundësi strehimi me qira sociale nga shteti. Për herë të parë, zbatimi i projektit Për ndërtimin e banesave me qëllim social, do të jetë në dorën e bashkive. Përfitim do të kenë nëntë rrethe të vendit si: Tirana, Durrësi, Korça, Fieri, Elbasani, Shkodra, Kavaja, Berati dhe Peshkopia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›