Dita e votimit, 18 "detyrat e e shtëpisë" për uniformat blu
Kur na ndajnë vetëm tetë
ditë nga data e zgjedhjeve,
policia ka kryer
gjithë "detyrat e shtëpisë"
dhe tashmë është bërë gati
për ta përballuar këtë proces. Mbi
pesëmijë punonjës policie janë
trajnuar, përgatitur e udhëzuar
saktë për të drejtat dhe detyrimet
e tyre për zgjedhjet, ku dhe janë
paralajmëruar për ndëshkime në
rastet kur do të abuzojnë me ligjin.
Lista e tyre emërore i është dërguar
pikërisht dje KQZ-së, ashtu siç e
parashikon ligji, ku rreth 5600 veta
do të jenë të gatshëm për të kaluar
"provimin" e fundit pas përgatitjeve
tremujore, pikërisht në
datën 28 qershor. Ata do të bazohen
në 18 pika, ku janë përcaktuar
qartë detyrat dhe përgjegjësitë e
punonjësit të policisë në procesin
zgjedhor. Madje, për moszbatimin
e këtyre detyrave të përcaktuara
me ligj, policia është paralajmëruar
se penalizimet do të jenë të rënda
për çdo individ.
Të gjithë të
identifikuar
Duke u mbështetur në parimet
e përgjithshme të këtyre detyrave,
këta 5600 punonjës policie që
janë trajnuar, pavarësisht se KQZja
ka kërkuar vetëm 4700 të tillë,
kanë primare rendin dhe sigurinë
gjatë periudhës zgjedhore. Madje,
këto do të sigurohen vetëm nga
ky grup punonjësish policie, pasi
ndalohet rreptësisht përdorimi i
FNSH-së dhe atyre speciale në ruajtjen
e objekteve zgjedhore. Nga
ana tjetër, roli i tyre është përcaktuar
qartë edhe për sa i përket
ndërhyrjes së policisë në raste të
veçanta, përgjegjësitë që ajo ka
kundrejt KQZ-së, si dhe informacionet
që duhet të japë e si duhet
të sillet atë ditë. Kështu, dhjetë
ditë para zgjedhjeve, për secilin
nga punonjësit e përfshirë në listë
duhet të përcaktohen me shkrim
të dhënat personale (emri dhe
mbiemri), grada që mban, vendvendosja
e punonjësit të policisë
gjatë fushatës zgjedhore dhe në
ditën e votimit, emri i eprorit të
drejtpërdrejtë të tij, lloji i shërbimit
të policisë ku bën pjesë, si dhe
në mënyrë të detajuar rrethi i
detyrave të ngarkuara. Ndërsa për
problemet që mund të lindin gjatë
periudhës zgjedhore dhe që kanë
të bëjnë me sjelljen dhe qëndrimin
e punonjësve të Policisë së
Shtetit, Komisionet Zonale të Administrimit
Zgjedhor (KZAZ) i drejtohen
drejtorit të Policisë së Qarkut
dhe njoftojnë menjëherë KQZ-në.
Ruajtja e objekteve
zgjedhore
Për ruajtjen e objekteve zgjedhore,
në "detyrat e shtëpisë" së
policisë, është përcaktuar qartë se
selia e KZAZ-së ruhet nga punonjësi
i Policisë së Shtetit nga momenti
kur në të mbërrijnë materialet e
votimit, deri në datën e zgjedhjeve.
Ruajtja do të bëhet prej orës 20:00,
deri në orën 08:00 të ditës së
nesërme. Pavarësisht nga kjo pikë
e lartpërmendur, punonjësi i Policisë
së Shtetit nuk e kryen shërbimin
e ruajtjes së selisë së KZAZsë
gjatë kohës kur kjo e fundit është
në punë. Shërbimi i ruajtjes fillon
menjëherë me paraqitjen e
kërkesës së kryetarit të KZAZ-së.
Kërkesa është me shkrim dhe i dërgohet
për çdo rast punonjësit të
policisë dhe shefit të komisariatit
që mbulon njësinë e qeverisjes
vendore ku është vendosur zyra e
KZAZ-së. Në çdo rast, kërkesa i
bëhet me dije drejtorit të policisë
së qarkut. Gjithashtu, policia organizon
ruajtjen e ambientit të vendit
të numërimit të votave prej orës
18:00 të ditës së zgjedhjeve, deri
në momentin e nxjerrjes së
tabelave të rezultatit nga KZAZ-ja.
Por, gjatë kësaj kohe, punonjësi i
policisë duhet të qëndrojë jashtë
ambienteve të vendit të numërimit
të votave, sipas përcaktimit të
bërë nga KZAZ-ja. Megjithatë, ka
raste kur lejohet futja e punonjësit
të policisë brenda këtyre ambienteve,
të cilat janë shpjeguar me
tabela përkatëse.
Veç këtyre masave parandaluese,
për policinë janë përcaktuar
qartë edhe veshja apo armatimi që
ata duhet të mbajnë ditën e
zgjedhjeve, me qëllim për të
shmangur rastet abuzive. Sipas
1 . Gjatë procesit të numërimit të votave, kur KZAZ-ja konstaton se në
ambientin e Vendit të Numërimit të Votave janë të pranishëm dhe
persona të tjerë, përveç atyre të parashikuar në paragrafin e parë të
nenit 121 të Kodit Zgjedhor, u kërkon atyre që të largohen. Në rast
refuzimi, merr vendim për njoftimin e punonjësit të Policisë së Shtetit
dhe mban shënim në Librin e Protokollit.
2 . Kur në Vendin e Numërimit të Votave rrezikohet rendi, KZAZ-ja me
vendim thërret organet e Policisë së Shtetit.
3 . Vendimi për kërkimin e ndihmës për vendosjen e rendit u paraqitet
me shkrim organeve të Policisë së Shtetit dhe përmban përshkrimin
e shkurtër të shkaqeve dhe rrethanave.
4 . Me marrjen e vendimit, kryetari dhe zëvendëskryetari, ose çdo
anëtar i KZAZ-së, thërret menjëherë policinë dhe njofton KQZ-në
për incidentin e ndodhur.
5 . Sapo forcat e policisë paraqiten në Vendin e Numërimit të Votave,
KZAZ-ja u dorëzon atyre menjëherë përpara ndërhyrjes kopje të
vendimit për thirrjen e policisë për të ndërhyrë, të firmosur e vulosur
nga ky komision.
6 . Me rivendosjen e rendit në Vendin e Numërimit të Votave, KZAZ-ja
me vendim u kërkon forcave të Policisë së Shtetit të largohen.
7 . Vendimi i KZAZ-së për të ndërhyrë merret sipas modelit të miratuar
dhe u bëhet i njohur më përpara punonjësve të Policisë së Shtetit.
udhëzimit, punonjësit e Policisë
së Shtetit, të ngarkuar me detyra
zgjedhore, janë të detyruar të
mbajnë uniformën gjatë ushtrimit
të detyrës dhe dokumentin e
identifikimit sipas modelit të përcaktuar
nga KQZ-ja. Gjithashtu,
ata mbajnë vetëm armatim personal
brezi, që është pistoletë.
Efektivët e policisë lejohen që,
përveç armatimit personal të
brezit, të mbajnë dhe automatik
në rastet kur ngarkohen me ruajtjen
e objekteve zgjedhore gjatë
natës dhe gjatë shoqërimit të kutive
të votimit nga qendra e votimit
në vendin e numërimit të votave,
me përjashtim të rastit kur
janë ngarkuar të ruajnë godinën
ku është caktuar VNV-ja.
Paralajmërimet e Ahmet Prençit
për uniformat blu që abuzojnë
Policia e Shtetit është e depolitizuar dhe kështu duhet
të mbetet, prandaj asnjë punonjës policie nuk
duhet të përzihet në afera abuzive gjatë procesit zgjedhor".
Ky është paralajmërimi i kreut të policisë shqiptare
për të gjithë punonjësit, të cilët janë angazhuar me
mbarëvajtjen e këtij procesi, që është futur në çdo
broshurë të shpërndarë tek uniformat blu të trajnuara.
"Duke qenë punonjës të Policisë së Shtetit, në komunitetet
ku jetojmë shihemi si drejtues dhe njerëz të ndershëm
e me integritet e që kundërshtojnë veprimet e
kundërligjshme. Që të mund t‘u përgjigjeni këtyre pritshmërive,
duhet të jeni që tani të përgatitur për sfidat që ju
dalin përpara dhe duhet të keni njohuritë e duhura mbi
procedurat që duhen ndjekur për të siguruar që Policia e
Shtetit edhe një herë të lavdërohet për përkushtimin dhe
asistencën e saj në ndihmë të zgjedhjeve të drejta e të
lira në Shqipëri", ka deklaruar Prençi. Duke iu drejtuar
gjithë efektivëve të policisë, ai vë në dukje se e drejta e
votës është e shenjtë. "Ne të gjithë duhet të jemi krenarë
dhe të privilegjuar që ligji na jep detyrën fisnike të ruajtjes
së shenjtërisë së kësaj të drejte. Të drejtat e individëve
janë të shenjta. Detyra jonë për mbrojtjen e të drejtave
është po aq e shenjtë", përfundon Prençi, duke shtuar se
do të ketë masa të rrepta për ata që abuzojnë me detyrën.
Si njihen policët e zgjedhjeve
dhe kur lejohet ndërhyrja e tyre
Për të shmangur abuzimet dhe për t‘u njohur më
mirë nga të gjithë votuesit apo autoritetet e qendrave
të votimit, policia gjatë procesit zgjedhor duhet
të lëvizë vetëm me mjete policie dhe me asnjë lloj
mjeti tjetër. Kështu, qarkullimi i forcave të policisë të
ngarkuara me detyra zgjedhore bëhet vetëm me mjete
policie dhe vetëm në rast se kërkohet ndërhyrja e tyre
respektivisht nga KQZ-ja, KZAZ-ja ose nga KQV-ja. Mjetet
e përdorura prej policisë, me targa civile, duhet të
kenë shenja dalluese, që tregojnë se ato janë ngarkuar
me detyra në funksion të zgjedhjeve. Targat civile e
shenjat dalluese bëhen me dije në KQZ jo më vonë se
10 ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Gjithashtu, punonjësit
e forcave të policisë që ngarkohen me detyra
gjatë zgjedhjeve, me përjashtim të atyre që merren
me ruajtjen e objekteve zgjedhore, në 24 orët para
ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, qëndrojnë
brenda komisariateve ose në vende dislokimi
larg qendrave të banuara. Sipas detyrave të përcaktuara
me ligj, asnjë person i armatosur, duke përfshirë
edhe forcat e policisë dhe ushtarakët, nuk lejohet të
qëndrojë apo të hyjë në ambientet zgjedhore. Nga
përcaktimi i bërë më lart, përjashtohen vetëm rastet
kur prania e forcave të policisë kërkohet përkatësisht
nga KZAZ-ja, ose nga KQV-ja, si dhe në rastin e
prezencës së punonjësve të policisë së burgjeve brenda
territorit të burgut, ose vendit të paraburgimit, ku
është ngritur qendra e posaçme e votimit.
Lejimi i policisë te Numërimi i Votave

Lejimi i policisë te Qendra e Votimit
1 . Kur në Qendrën e Votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i
votimit, KQV-ja pezullon votimin dhe merr vendim për thirrjen e
organeve të Policisë së Shtetit. Ky vendim i njoftohet menjëherë
KZAZ-së.
2 . Me marrjen e vendimit, kryetari, zëvendëskryetari ose çdo anëtar i
KQV-së njofton menjëherë KZAZ-në për incidentin e ndodhur.
KZAZ-ja, pasi shënon në Librin e Protokollit të Mbledhjeve njoftimin
dhe orën e marrjes së vendimit, ua përcjell kërkesën menjëherë
organeve të Policisë së Shtetit.

4 . Sapo forcat e policisë paraqiten në qendrën e votimit, KQV-ja u dorëzon
atyre menjëherë një kopje të vendimit për thirrjen e policisë për
të ndërhyrë, të firmosur e vulosur nga ky komision.
5 . Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV-ja me vendim u
kërkon forcave të Policisë së Shtetit të largohen.
Detyrat gjatë shoqërimit të kutive
1 . Me mbylljen e votimit, kryetari i KQV-së njofton komisariatin e policisë
dhe KZAZ-në, duke i kërkuar të dërgojë në KQV punonjësin e
policisë, i cili është efektiv i përhershëm i Policisë së Shtetit, përjashtuar
policinë kriminale (Departamentin e Hetimit të Krimeve), që
do të shoqërojë kutitë e votimit dhe kutinë e materialeve zgjedhore.
2 . Punonjësi i policisë paraqitet në kohën e caktuar nga KQV dhe pret
në hyrje të saj, derisa të dalin anëtarët dhe sekretari së bashku me
kutitë e votimit dhe kutinë e materialeve zgjedhore.
3. Shoqërimi i kutive të votimit dhe i kutisë së materialeve zgjedhore
nga KQV-ja në Vendin e Numërimit të Votave bëhet me automjet, në
të cilin ndodhen anëtarët e KQV-së, sekretari i KQV-së dhe një punonjës
i Policisë së Shtetit.
4. Gjatë shoqërimit, kutia dhe materialet e tjera zgjedhore administrohen
vetëm prej kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të KQVsë.
Punonjësi i forcave të policisë nuk ka të drejtë në asnjë rast që të
posedojë apo të ketë kontakt me materialet e mësipërme.
5 . Punonjësi i policisë, i ngarkuar me detyrën e shoqërimit të kutive të
votimit dhe kutisë së materialeve zgjedhore nga Qendra e Votimit në
VNV, garanton shoqërimin dhe mosprekjen e kutive të votimit nga
të tretët.
6 . Punonjësi i policisë, i ngarkuar me shoqërimin e kutive të votimit
dhe materialeve zgjedhore, sipas pikës 3, 4 të mësipërme, për çdo
parregullsi të konstatuar gjatë procesit të shoqërimit nga KQV-ja në
VNV përpilon një raport shërbimi, si dhe informon njëkohësisht
eprorin e tij dhe ky i fundit njofton shefin e komisariatit të policisë
dhe KZAZ-në.
7 . Pas procesit të dorëzimit të materialeve zgjedhore, punonjësi i policisë
firmos procesverbalin e marrjes në dorëzim, sipas modelit të
miratuar nga KQZ-ja, merr një kopje të procesverbalit dhe largohet
menjëherë nga ndërtesa e KZAZ-së. Procesverbali, së bashku me
raportin e shërbimit, dorëzohen në komandën e strukturës ku
punonjësi i policisë bën pjesë.