Barjaba: Do të garantojmë rrugën e zhvillimit për Vlorën
Kandidati i PS-së, rreshtuar i shtati në listën e Qarkut të Vlorës flet për alternativën socialiste dhe zgjedhjet e qershorit.
Ju jeni kandidat për Partinë Socialiste në Qarkun e Vlorës, pse keni zgjedhur të kandidoni nën ketë sigël?
Kandidimi im në listën e PS është një veprim politik i natyrshëm. Unë jam anëtar i PS që në themelimin e saj. Megjithatë, gjatë dy dekadave të fundit jam përqendruar më shumë në karrierën akademike, profesionale, shërbimin në sektorin publik dhe kontributin në shoqërinë civile. Kam menduar se Partia Socialiste kishte nevojë për një shtresë profesionistësh. Këta, duke i ofruar shërbimet e tyre vendit, afirmojnë njëkohësisht vlerat më të mira të së majtës. Unë asnjëherë nuk kam hezituar t‘i shpreh bindjet e mia politike dhe simpatinë për socialdemokratët skandinavë, laburistët anglezë, socialistët francezë, demokratët italianë, demokratët e Klintonit dhe Obamës. Këto simpati ishin një arsye më shumë që të kontribuoj në gjirin e socialistëve shqiptarë, të cilët janë forca më progresiste dhe më e përgjegjshme e Shqipërisë. Kandidimi im në Qarkun e Vlorës është një zgjedhje njerëzore dhe qytetare që plotëson një zgjedhje politike. Sepse unë jam nga Qarku i Vlorës, nga Saranda. Cilëve më shumë se sarandjotëve të Sopikut ku kam lindur, Livadhjasë, Alikos, Dhivrit, Xarrës, Mursisë, Konispolit ku kam studiuar dhe gjithë Çamërisë mund dhe duhet t‘u ofroja shërbimet e mia politike, publike dhe qytetare? Si minoritar, jam krenar t‘u shërbej gjithë vlonjatëve, por sidomos atyre të Lumit të Vlorës, Kuçit e Bolenës prej nga janë rrënjët e bashkëshortes sime. Ka edhe një arsye tjetër, e cila lidhet me formimin dhe kulturën time politike. Pas diplomimit në shkollën "Kenedi" të qeverisjes në Universitetin e Harvardit, ambiciet për të hyrë në politikë u bënë të natyrshme.
Çfarë problematikash vëreni në Qarkun e Vlorës dhe si mendoni t‘i zgjidhni ato?
Problemi më i madh i qarkut, mendoj unë, është kontradikta midis burimeve të shumta për zhvillim dhe mënyrën amatoreske dhe në disa raste edhe barbare të përdorimit të tyre. Do t‘ju jap një shembull tipik. Ju keni dëgjuar për burimet ujore të Navaricës, prej nga furnizohet me ujë qyteti i Sarandës. Por a e dini që banorët e Navaricës vuajnë prej vitesh për ujë të pijshëm? Kjo është tragjike dhe komike njëkohësisht. Po të ishte gjallë Fan Noli do të lemerisej dhe kushedi ç‘perla do të shkruante për tragjedinë e banorëve të Qarkut të Vlorës dhe mundimet që atyre u shkakton qeveria. Qarku i Vlorës ka një vijë të gjatë bregdetare, por i mungon infrastruktura dhe burimet për zhvillimin e turizmit. Qarku i Vlorës ka fusha pjellore, por në bujqësi dhe fshat punon vetëm një në katër vetë të aftë për punë. Blegtorët e talentuar nuk arrijnë të përpunojnë ose tregtojnë produktet e tyre të njohura. Banorët përgjatë bregut të detit nuk arrijnë të zhvillojnë shërbimet e turizmit. Kjo sepse vija bregdetare është bërë pre e lakmisë së qeveritarëve, skandalet e të cilëve janë bërë të njohura deri në Bankën Botërore dhe Uashington. Qarku i Vlorës ka një terren malor në vazhdim të zonës bregdetare, por nuk ka një vizion për shfrytëzimin e kësaj dhurate të natyrës. Qarku i Vlorës, i cili duhej të ishte një perlë, është një rajon i varfër. Frutikultura, e cila ishte një ndër krenaritë e rajonit, është tashmë një sektor i braktisur. Vlonjatët, sarandjotët dhe bregdetasit konsumojnë agrume importi. Dhe varfëria, mos u çudisni kur ju them, është mbi nivelin e varfërisë në shkallë vendi. Banorët e qarkut as janë dhe as ndihen zotër të pronave të tyre dhe nuk hyjnë në tregun e tokës, për shkak të problemeve me certifikatat e pronësisë. Gjatë dy viteve që kaluan, Edi Rama dhe ekipi i tij kanë mbajtur shënim të gjitha problemet e shqiptarëve dhe programi qeverisës i PS i ka gati përgjigjet dhe alternativat e zhvillimit. Pas katër vjetësh, unë e përfytyroj Qarkun e Vlorës të ketë vënë në rrugë të mbarë zhvillimin e turizmit dhe fshatrat turistikë, turizmi malor e familjar të mos jenë më virtualë, zgjidhja e problemeve të pronësisë së tokës dhe prioriteti i zhvillimit të integruar bujqësor e rural do të gjenerojë prodhime, eksporte e të ardhura.
Cilat janë avantazhet dhe dizavantazhet e ekipit të PS-së përballë kampit kundërshtar?
Skuadra jonë nuk ka asnjë dizavantazh. Mund të them se në qarkun tonë, si kudo, janë përballë profesionalizmi ynë përballë amatorizmit të kundërshtarëve, vizioni për zhvillim përballë makutërisë, administratorët përballë militantëve, ndërtuesit përballë shkatërruesve, toleranca e kultura përballë agresivitetit.
Përtej garës elektorale cilin prej kandidatëve kundërshtarë vlerësoni më shumë?
Ǒvlerë kanë vlerësimet e mia, kur ata nuk i vlerësojnë votuesit.
CV
Kosta Barjaba
-Ka përfunduar studimet në gjimnazin e Konispolit me Medalje të Artë në vitin 1979
-Është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës në vitin 1984
-Ka fituar gradën Doktor i Shkencave Sociologjike në vitin 1989 dhe ka fituar titullin Profesor në vitin 1999
-Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2000
-Është diplomuar master në shkollën "Kenedi" të qeverisjes në Universitetin e Harvardit në vitin 2005