Vodhën argjendarinë, Gjykata 30 ditë burg Fejzullait, pa afat Mitën

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy të dyshuarit si autorë të vjedhjes së argjendarisë, me 5 korrik të këtij viti. Seanca gjyqësore, nën drejtimin e gjyqtarit Ergert Pellumbi ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ardit Fejzullai 21 vjec i njohur edhe me emrin(Ervin), i cili për shkak se është i plagosur nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa “burg pa afat”për bashkëpunëtorin e tij, 20 vjecarin Armando Mita, të dy nën akuzën për "Vjedhje ne bashkëpunim" dhe “armëmbajtje pa leje”.
Fejzullai dhe Mita u arrestuan vetëm tre ditë më parë nga policia Fierit, pasi të maskuar dhe me automatikë në dorë kanë grabitur argjendarinë e shtetasit Ilia Kabuci ne lagjen " Kongresi i Permetit në Fier më 5 korrik. Fillimisht ata kanë detyruar klientet të dalin jashtë dyqanit, duke ecur gati këmba-dorës, ndërsa më pas nën kërcënimin e armëve kanë detyruar shitësit të dorëzojnë bixhuteritë e shtrenjta. Pas më shumë se 1 muaj hetimesh nga ngjarja e ndodhur Policia e Fierit komunikoi arrestimin e autorëve nga operacioni i koduar "Hap pas hapi".