E Shtunë, 31 Tetor 2026

89 të arrestuar në fundjavë, Policia: Masa në të gjithë vendin

Arrestohet banda e hajdutëve në kryeqytet. Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së komisariatit numër 4 të Tiranës , pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.
 

Shtetasit Dorian Beqir Alia, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe adoleshentët me inicialet, R. K, 16 vjeç, dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç u ndaluan nga blutë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar një sërë vjedhjesh, kryesisht çanta, varëse e banesa.
Në një konferencë për mediat zëdhënësja e Policisë së Shtetit bëri të ditur se janë identifikuar edhe dyqanet ku janë shitur bizhutë e vjedhura, si dhe po merren masa për tregtimin e paligjshëm të floririt.

Në bashkëpunim me Policinë Tatimore pritet të dokumentohen të gjitha vjedhjet që janë bërë nga të rinjtë, si dhe argjendaritë ku i kanë shitur, ndërsa meterialet ju referuan Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të vjedhjes.
 

Ndërkaq ajo bëri një rezyme të gjitha operacioneve policore gjatë 48 orëve në të gjithë vendin, ku numëroi 89 persona të proceduar, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit është angazhuar dhe ka marrë një sërë masash për garantimin e sigurisë në vend, me në fokus zonat bregdetare ku ka dhe mbipopullim si rezultat i pushuesve, masa janë marrë edhe në pikat kufitare për hyrjet dhe daljet e turistëve dhe emigrantëve, si dhe masa të rrepta për parandalimin e vjedhjeve me dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›