E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën Lala vjen Hoxha, merr detyrën Kom.doktrinës

Në një ceremoni të organizuar në ambjentet e doktrines dhe stërvitjes në Tiranë është prezantuar komandanti me ri i saj, gjenaral brigade Bardhyl Hoxha.
 

Hoxha zuri vendin e Agim Lalës në këtë post,i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se arritja me e madhe e Ushtrisë shqiptare mbetet anëtarësimi në NATO dhe se ndihej krenar që ka dhënë kontributin e tij në këtë proces.
 

Ndërsa për gjeneral Hoxhën marrja e kësaj detyre është një përgjegjësi e madhe dhe se në prioritetet e punës së tij do të jetë arsimimi i ushtarakëve.
 

Në ceremoni merrnin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Arian Starova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›