I dënuar me 20 vjet, shqiptari arratiset nga spitali grek

Arratisje spektakël e një shqiptari nga burgu Nafplion i Greqisë. Sic transmetojnë mediat greke një shtetas shqiptar është arratisur nga burgu gjatë transferimit të tij nga qelia në spital, për mjekimin e një plage. I ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë të paisur me armë të rënda, të cilët kanë sulmuar katër rojet duke qëlluar në ajër, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Audi.
I burgosuri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë. Ndërkaq policia greke ka nisur një aksion në përpjekje për të rënë në gjurmët e shqiptarit dhe të bashkëpunëtorëve të tij.