5 banka, oferta për kredinë 250 milionë euro
Janë pesë banka që kanë paraqitur ofertat e tyre për dhënien e kredisë tregtare me vlerë deri në 250 milionë euro. Lajmi konfirmohet nga zv/ministri i Financave, i cila tha se deri në orën katër është paraqitur interesi nga disa banka të njohura. Në fakt ora e paraqitjes së ofertave ishte 14:00, por institucione të ndryshme bankare vijuan të dërgonin dokumentet edhe pas këtij afati. Ndër bankat që paraqitën ofertat ishin "Deutsche Bank", "Citi Group", "Credit Swiss", "Raiffeisen" etj. Ofertat e paraqitura për kredinë 250 milionë euro do të hapen të hënën e ardhshme, ku komisionit të vlerësimit të ofertave do t‘i jepet një javë kohë për të shqyrtuar ofertat. Kriteret kryesore janë interesi dhe afati. Kredia e fundit 230 milionë euro u mor nga dy banka për 5.2 për qind interes. Sa i takon shumës që parashikohet të merret nga qeveria, mendohet se do të përdoret së tepërmi për të mbështetur buxhetin e shtetit 2009.