E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen gazi në hyrje të qytetit, plagosen 2 vëllezër

Dy persona kanë mbetur të
lënduar gjatë një shpër
thimi gazi në hyrje të qytetit
të Durrësit. Ngjarja ka
ndodhur pak pas mesditës së
djeshme, në një nga pikat e shitjes
së gazit dhe karburantit në Shkozet.
Vullnet Kotorri, 40 vjeç nga
Durrësi, ndodhet në gjendje tejet
të rëndë shëndetësore, ndërsa i
plagosuri tjetër mësohet të jetë
jashtë rrezikut për jetën, me gjithë
dëmtimet që ka marrë nga shpërthimi.
Burime nga Drejtoria Policisë
së Qarkut të Durrësit bënë të
ditur se po hetohet mbi shkaqet e
shpërthimit të gazit, ndonëse
paraprakisht mendohet se është
pakujdesia e dy të plagosurve
gjatë pastrimit të depozitës së
gazit. Ngjarja ndodhi në një pikë
të shitjes së gazit e karburanteve,
që është në pronësi të shtetasit
Aqif Koçi, i cili ia kishte dhënë me
qira këtë objekt 40-vjeçarit Vullnet
Kotorri. Pas marrjes në përdorim të
objektit, Kotorri kishte punësuar
edhe një kushëririn e vet, shtetasin
Gramoz Goga, 50 vjeç, i cili gjithashtu
u lëndua në ngjarjen e
djeshme. Mosrespektimi i masave
të mbrojtjes gjatë punës me lëndë
të rrezikshme, siç është gazi i lëngshëm
apo karburantet, vazhdon
të mbetet një problem në Durrës,
ashtu si dhe mungesa e marrjes së
masave të sigurimit teknik në sektorin
e ndërtimit. Burimet policore
dhe spitalore thanë se gjendja e
Vullnet Kotorrit është e rëndë,
ndërsa Goga ka pasur dëmtime të
lehta. Nga hetimet e para rezulton
se shpërthimi është shkaktuar
nga përdorimi i pakujdesshëm
i një llambe elektrike të përdorur
për të ndriçuar depozitën e gazit
në brendësi. Gjithsesi, hetimet
vazhdojnë për të zbardhur plotësisht
ngjarjen, ndërsa shpërthimi
ka tronditur një pjesë të mirë të
njerëzve që veprojnë dhe banojnë
në zonën pranë objektit.
Me gjithë deklarimet për përforcim
të masave të sigurisë, në
kohë të ndryshme, në zonat më të
rrezikuara për shkak të depozitimit
të lëndëve shpërthyese, ngjarje
të rënda vazhdojnë të ndodhin
duke paralajmëruar tragjedi.
Ngjarja e Shkozetit të kujton
zjarrin e rënë në korrikun e kaluar
në Sukth të Durrësit, ku vetëm
ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve,
policisë dhe përfaqësuesve të firmave
të gazit shmangu përfshirjen
e boteve plot me gaz të lëngshëm
që ndodheshin në stacionin
hekurudhor të Sukthit. Botet e
gazit në këtë stacion treni u
përkisnin kompanive të tregtimit
të gazit të lëngshëm, "Marjo Oil"
dhe "Prima Gaz Alba". Zjarri i rënë
po u afrohej frikshëm boteve me
gaz, të cilat vinin me vagonët privatë
cisternë nga Mali i Zi nëpërmjet
stacionit të Bajzës në Shkodër.
Shkarkimi i tyre bëhet në
stacionin e Sukthit, i cili është dhe
stacioni pritës për llogari të kompanive
të gazit, për t‘u transportuar
më tej në pikat e shpërndarjes
me shumicë dhe pakicë që
kanë kompanitë. Për të shmangur
çdo incident që mund të provokohet
nga ndonjë vatër e vogël
zjarri, stacioni hekurudhor, por
edhe kompanitë e interesuara
për mallin e tyre, janë të pajisura
me fikës. Po zjarri që iu vu nga
pronari i vet një are që ndodhet
pranë stacionit hekurudhor qe i
frikshëm dhe kërkoi ndërhyrje
për ta lokalizuar dhe shmangur
përfshirjen e vagonëve cisternë
nga flakët. Në çastin e përhapjes
së zjarrit të ndezur nga banori i
fshatit Borakë, në stacionin hekurudhor
të Sukthit ndodheshin
11 vagonë-cisternë me gaz të lëngshëm,
prania e të cilave mund të
ishte kthyer në një tragjedi të
vërtetë për Sukthin dhe popullatën
e tij. "U shmang një Gërdec
i dytë", deklaruan në verën e
kaluar drejtues të policisë lokale
dhe zjarrfikësve, ndërsa ajo ngjarje,
si dhe e djeshmja, ku mbetën
të plagosur dy kushërinjtë, përforcon
bindjen për kontrolle dhe
masa që duhen marrë për të
shmangur këto tragjedi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›