E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vetëhelmime në Tiranë dhe Kavajë

Dy 18-vjeçare janë vetëhelmuar në Kavajë dhe Tiranë. Dy ditë më parë, rreth orës 13:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, morën informacion se në Spitalin Ushtarak Tiranë ka shkuar e vetëhelmuar 18-vjeçarja Enedia Albert Shehu, banuese në Tiranë. "U kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale, nga ku rezultoi se shtetësja e mësipërme ka konsumuar një sasi ilaçesh, të cilat i përdorte për stomakun dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën", tha policia e Tiranës. Rasti i dytë është shënuar të enjten pasdite, rreth orës 19:40. Policia e Kavajës mori informacion se ka shkuar e vetëhelmuar në spitalin e Kavajës shtetësja Bedrie Kurti, 18 vjeçe, banuese në fshatin Luz i Madh. "Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Kavajës, 18-vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore", thanë burimet policore. Sipas tyre, nga hetimet rezultoi se Kurti ka konsumuar një sasi helmi siguruar nga shitësit ambulantë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›