5 policë të bashkisë, dhunë ndaj tregtarit
Një operacion i policisë
bashkiake për "pastrimin"
e tregtarëve
ambulantë ka denigruar në një
konflikt midis dy palëve, ku ka
mbetur i plagosur lehtë një 50-
vjeçar. Ai ka qenë duke shitur në
trotuar në qendër të Tiranës,
por gjatë debatit me policinë
bashkiake është goditur, duke
pësuar edhe fraktura. Megjithatë,
policia bashkiake deklaroi
se ka qenë duke kryer detyrën
dhe se tregtari i kishte kundërshtuar
me forcë. Të dyja palët
kanë denoncuar në polici, por
vetëm tregtari është shtruar në
spital për një periudhë kohe,
pasi kishte nxjerrë shpatullën
nga vendi. Në lidhje me këtë,
policia tha se ka mbetur i plagosur
Agron Shkurta, ndërkohë që
janë dërguar për ndjekje penale
pesë punonjës të policisë bashkiake,
të cilët i përkasin grupit të
gatshëm. Ngjarja ka ndodhur dy
ditë më parë në qendër të Tiranës,
pranë stacionit të autobusëve
për në Laprakë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të
ditur se në këtë vend, në orën
16:00 të së hënës, punonjësit e
policisë bashkiake, me furgonin
e patrullës, me targë TR 5934 K,
kanë ushtruar kontroll dhe verifikim
të personave tregtarë ambulatorë
të pa licencuar nga
bashkia. "Gjatë verifikimit të
shitësit ambulator, Agron Shkurtën,
i cili ka qenë duke tregtuar
në trotuar, e kanë goditur
me grushte, e për pasojë e plagosur,
duke e dëmtuar në shpatullën
e djathtë", deklaroi Policia
e Tiranës. Ai është dërguar në
spital për mjekimin e parë dhe
ka rezultuar se ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Por nga ana
tjetër, policia tha se u kryen veprimet
për këtë ngjarje dhe rezultoi
se 50-vjeçari është goditur
nga punonjësit e policisë
bashkiake.
Me të marrë denoncimin e të
dëmtuarit, policia tha se ka nisur
punën për identifikimin e
kësaj patrulle të policisë bashkiake.
"Gjatë verifikimeve ka rezultuar
se të dyshuarit janë Bekim
Dallashi, 27 vjeç, Alfred Kllojka,
26 vjeç, Gjin Deda, 49 vjeç, Genc
Balla, 28 vjeç, dhe Rrok Lleshi, 28
vjeç", deklaroi policia e kryeqytetit.
Më tej, sipas të dhënave
hetimore, pesë punonjësit e policisë
bashkiake janë paraqitur
me dëshirën e tyre në Prokurorinë
e Tiranës dhe gjatë kontaktit
me oficerin e policisë gjyqësore,
deklaruan se ata ishin të dëmtuarit,
pasi ishin kundërshtuar me
dhunë nga tregtari. Burimet nga
grupi hetimor thanë se patrulla
e policisë bashkiake deklaroi se
ata kanë qenë duke kryer
detyrën dhe në atë kohë janë
kundërshtuar nga tregtari ambulator,
pavarësisht se ai ishte
paralajmëruar herë pas here që
të mos zhvillonte aktivitetin e tij
të palicencuar. Në këto kushte,
patrulla ka vendosur të konfiskojë
mallin, por kjo ka hasur në
kundërshtimin e tregtarit, që sipas
pesë policëve bashkiakë, në
përleshje e sipër, ai është rrëzuar
dhe ka dëmtuar shpatullën.
Kështu, prokuroria ka regjistruar
edhe kallëzimin e tyre për
kundërshtim të punonjësit në
krye të detyrës. Por, çështja ende
vazhdon të mbetet nën hetim
dhe i takon prokurorisë të
zbardhë se cila palë ka pasur të
drejtë. Burimet shpjeguan se aktualisht
pesë punonjësit e policisë
bashkiake dyshohen për veprat
penale të "kryerjes së veprimeve
arbitrare" dhe "plagosjes
së lehtë me dashje", të kryera në
bashkëpunim.
bashkiake për "pastrimin"
e tregtarëve
ambulantë ka denigruar në një
konflikt midis dy palëve, ku ka
mbetur i plagosur lehtë një 50-
vjeçar. Ai ka qenë duke shitur në
trotuar në qendër të Tiranës,
por gjatë debatit me policinë
bashkiake është goditur, duke
pësuar edhe fraktura. Megjithatë,
policia bashkiake deklaroi
se ka qenë duke kryer detyrën
dhe se tregtari i kishte kundërshtuar
me forcë. Të dyja palët
kanë denoncuar në polici, por
vetëm tregtari është shtruar në
spital për një periudhë kohe,
pasi kishte nxjerrë shpatullën
nga vendi. Në lidhje me këtë,
policia tha se ka mbetur i plagosur
Agron Shkurta, ndërkohë që
janë dërguar për ndjekje penale
pesë punonjës të policisë bashkiake,
të cilët i përkasin grupit të
gatshëm. Ngjarja ka ndodhur dy
ditë më parë në qendër të Tiranës,
pranë stacionit të autobusëve
për në Laprakë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të
ditur se në këtë vend, në orën
16:00 të së hënës, punonjësit e
policisë bashkiake, me furgonin
e patrullës, me targë TR 5934 K,
kanë ushtruar kontroll dhe verifikim
të personave tregtarë ambulatorë
të pa licencuar nga
bashkia. "Gjatë verifikimit të
shitësit ambulator, Agron Shkurtën,
i cili ka qenë duke tregtuar
në trotuar, e kanë goditur
me grushte, e për pasojë e plagosur,
duke e dëmtuar në shpatullën
e djathtë", deklaroi Policia
e Tiranës. Ai është dërguar në
spital për mjekimin e parë dhe
ka rezultuar se ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Por nga ana
tjetër, policia tha se u kryen veprimet
për këtë ngjarje dhe rezultoi
se 50-vjeçari është goditur
nga punonjësit e policisë
bashkiake.
Me të marrë denoncimin e të
dëmtuarit, policia tha se ka nisur
punën për identifikimin e
kësaj patrulle të policisë bashkiake.
"Gjatë verifikimeve ka rezultuar
se të dyshuarit janë Bekim
Dallashi, 27 vjeç, Alfred Kllojka,
26 vjeç, Gjin Deda, 49 vjeç, Genc
Balla, 28 vjeç, dhe Rrok Lleshi, 28
vjeç", deklaroi policia e kryeqytetit.
Më tej, sipas të dhënave
hetimore, pesë punonjësit e policisë
bashkiake janë paraqitur
me dëshirën e tyre në Prokurorinë
e Tiranës dhe gjatë kontaktit
me oficerin e policisë gjyqësore,
deklaruan se ata ishin të dëmtuarit,
pasi ishin kundërshtuar me
dhunë nga tregtari. Burimet nga
grupi hetimor thanë se patrulla
e policisë bashkiake deklaroi se
ata kanë qenë duke kryer
detyrën dhe në atë kohë janë
kundërshtuar nga tregtari ambulator,
pavarësisht se ai ishte
paralajmëruar herë pas here që
të mos zhvillonte aktivitetin e tij
të palicencuar. Në këto kushte,
patrulla ka vendosur të konfiskojë
mallin, por kjo ka hasur në
kundërshtimin e tregtarit, që sipas
pesë policëve bashkiakë, në
përleshje e sipër, ai është rrëzuar
dhe ka dëmtuar shpatullën.
Kështu, prokuroria ka regjistruar
edhe kallëzimin e tyre për
kundërshtim të punonjësit në
krye të detyrës. Por, çështja ende
vazhdon të mbetet nën hetim
dhe i takon prokurorisë të
zbardhë se cila palë ka pasur të
drejtë. Burimet shpjeguan se aktualisht
pesë punonjësit e policisë
bashkiake dyshohen për veprat
penale të "kryerjes së veprimeve
arbitrare" dhe "plagosjes
së lehtë me dashje", të kryera në
bashkëpunim.