Banda e Cërrikut: Gardistët do të përdhunojnë vajzat dhe gratë tona
Pas tre muajsh, prokuroria ar
rin të lexojë kërkesën për
gjykim në gjyqin ndaj nëntë
anëtarëve të së ashtuquajturës
"Banda e Cërrikut", të cilët dyshohen
se kanë ekzekutuar gjashtë
gardistë dhe u plagosën 16 punonjës
të tjerë të policisë. Adnan Xholi
dhe Anton Martini, prokurorë në
Prokurorinë për Krime të Rënda,
kanë lexuar dje akuzat e vrasjes së
rrethanave të tjera cilësuese për të
pandehurit. Sipas tyre, duke iu
referuar akteve në dosje, nga hetimet
ka rezultuar se më datën 22
maj 1997 është sulmuar me armë
zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë
së qytetit Cërrik dhe janë larguar
me forcë punonjësit e policisë
nga kjo postë. Të nesërmen,
forca të Policisë së Komisariatit Elbasan,
të drejtuara nga shefi i komisariatit,
Agron Kuliçi, (tashmë
nëndrejtor i Policisë së Shtetit) në
bashkëpunim me forcat e speciale
(Garda e Republikës) kanë shkuar
në Cërrik për të rivendosur rendin.
Sipas prokurorëve Xholi dhe Martini,
të pandehurit Llazar Bicja dhe
Met Bozi, të vënë në dijeni të
lëvizjeve të forcave policore, kanë
organizuar një grup personash të
armatosur me qëllim goditjen e
forcave të policisë. "Këta të pandehur
kanë shkuar në mëngjesin e
datës 23 maj 1997 në lagjen nr.3 të
qytetit Cërrik dhe kanë takuar të
pandehurit Arjan Toska, Alban
Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani,
si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik
Toska, Sokol Buzani, Bashkim
Buzani, të cilët ishin të armatosur
dhe qëndronin në një postbllok të
krijuar prej tyre, për shkak të
hasmërive që kishin me familjen e
Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimin
‘Mandela‘", thanë
prokurorët. Bozi e Bicja, sipas
akuzës, kanë nxitur personat e mësipërm
për të goditur forcat e policisë,
duke i mashtruar se gjoja këto
forca kishin ardhur nga Tirana me
qëllim vrasjen dhe përdhunimin e
vajzave dhe grave të tyre. Ata kanë
nxitur Roland Xhepexhiun të pozicionohet
në tarracat e qytetit dhe
të godasin efektivët e policisë.
Prokuroria thotë se pas këtij organizimi,
Arjan Toska, Alban Toska,
Bujar Buzani, Tomor Buzani së
bashku dhe me shtetasit Luftar
Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani
dhe Bashkim Buzani, të armatosur
me armë zjarri të ndryshme,
janë pozicionuar brenda ambienteve
të kinemasë së qytetit të
Cërrikut. Xhepexhiu është pozicionuar
në tarracën e pallatit që
ndodhet rreth 200 metra larg kinemasë.
Akuza pohon se pas pozicionimeve
që përcaktuan Bicja e
Bozi, në Cërrik kanë mbërritur
forcat e Policisë së Elbasanit të
mbështetura nga disa njësi të
Gardës së Republikës. Në momentin
që ndodheshin në qendër të qytetit,
shtetasi Ardian Rama, aktualisht
i vdekur, ka qëlluar me armë
automatike. Në momentin kur
njëra nga makinat e blinduara të
policisë ka qenë duke kaluar në
qendër të qytetit të Cërrikut, përballë
me kinemanë e qytetit, fluksi
i të shtënave ka qenë maksimal në
dy drejtime kryesore. Makina e
blinduar është qëlluar me antitank
nga i pandehuri Arjan Toska dhe
gjithashtu brenda saj është hedhur
edhe një granatë nga Sokol Buzani,
veprime që kanë shkaktuar djegien
e dy prej efektivëve të policisë
që ndodheshin brenda saj dhe
ka detyruar personat e tjerë të dalin
nga blindi e më pas të qëllohen
me armë zjarri, duke shkaktuar
vdekjen edhe të tre efektivëve të
tjerë të policisë. Prokuroria thotë se
në përpjekje për t‘u larguar nga
vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr.
1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të
mbjellë me thekër, është vrarë edhe
një efektiv tjetër i forcave speciale
të policisë. Gjithashtu, në këtë ngjarje
janë plagosur edhe 16 efektiva
të tjerë policie.
rin të lexojë kërkesën për
gjykim në gjyqin ndaj nëntë
anëtarëve të së ashtuquajturës
"Banda e Cërrikut", të cilët dyshohen
se kanë ekzekutuar gjashtë
gardistë dhe u plagosën 16 punonjës
të tjerë të policisë. Adnan Xholi
dhe Anton Martini, prokurorë në
Prokurorinë për Krime të Rënda,
kanë lexuar dje akuzat e vrasjes së
rrethanave të tjera cilësuese për të
pandehurit. Sipas tyre, duke iu
referuar akteve në dosje, nga hetimet
ka rezultuar se më datën 22
maj 1997 është sulmuar me armë
zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë
së qytetit Cërrik dhe janë larguar
me forcë punonjësit e policisë
nga kjo postë. Të nesërmen,
forca të Policisë së Komisariatit Elbasan,
të drejtuara nga shefi i komisariatit,
Agron Kuliçi, (tashmë
nëndrejtor i Policisë së Shtetit) në
bashkëpunim me forcat e speciale
(Garda e Republikës) kanë shkuar
në Cërrik për të rivendosur rendin.
Sipas prokurorëve Xholi dhe Martini,
të pandehurit Llazar Bicja dhe
Met Bozi, të vënë në dijeni të
lëvizjeve të forcave policore, kanë
organizuar një grup personash të
armatosur me qëllim goditjen e
forcave të policisë. "Këta të pandehur
kanë shkuar në mëngjesin e
datës 23 maj 1997 në lagjen nr.3 të
qytetit Cërrik dhe kanë takuar të
pandehurit Arjan Toska, Alban
Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani,
si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik
Toska, Sokol Buzani, Bashkim
Buzani, të cilët ishin të armatosur
dhe qëndronin në një postbllok të
krijuar prej tyre, për shkak të
hasmërive që kishin me familjen e
Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimin
‘Mandela‘", thanë
prokurorët. Bozi e Bicja, sipas
akuzës, kanë nxitur personat e mësipërm
për të goditur forcat e policisë,
duke i mashtruar se gjoja këto
forca kishin ardhur nga Tirana me
qëllim vrasjen dhe përdhunimin e
vajzave dhe grave të tyre. Ata kanë
nxitur Roland Xhepexhiun të pozicionohet
në tarracat e qytetit dhe
të godasin efektivët e policisë.
Prokuroria thotë se pas këtij organizimi,
Arjan Toska, Alban Toska,
Bujar Buzani, Tomor Buzani së
bashku dhe me shtetasit Luftar
Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani
dhe Bashkim Buzani, të armatosur
me armë zjarri të ndryshme,
janë pozicionuar brenda ambienteve
të kinemasë së qytetit të
Cërrikut. Xhepexhiu është pozicionuar
në tarracën e pallatit që
ndodhet rreth 200 metra larg kinemasë.
Akuza pohon se pas pozicionimeve
që përcaktuan Bicja e
Bozi, në Cërrik kanë mbërritur
forcat e Policisë së Elbasanit të
mbështetura nga disa njësi të
Gardës së Republikës. Në momentin
që ndodheshin në qendër të qytetit,
shtetasi Ardian Rama, aktualisht
i vdekur, ka qëlluar me armë
automatike. Në momentin kur
njëra nga makinat e blinduara të
policisë ka qenë duke kaluar në
qendër të qytetit të Cërrikut, përballë
me kinemanë e qytetit, fluksi
i të shtënave ka qenë maksimal në
dy drejtime kryesore. Makina e
blinduar është qëlluar me antitank
nga i pandehuri Arjan Toska dhe
gjithashtu brenda saj është hedhur
edhe një granatë nga Sokol Buzani,
veprime që kanë shkaktuar djegien
e dy prej efektivëve të policisë
që ndodheshin brenda saj dhe
ka detyruar personat e tjerë të dalin
nga blindi e më pas të qëllohen
me armë zjarri, duke shkaktuar
vdekjen edhe të tre efektivëve të
tjerë të policisë. Prokuroria thotë se
në përpjekje për t‘u larguar nga
vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr.
1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të
mbjellë me thekër, është vrarë edhe
një efektiv tjetër i forcave speciale
të policisë. Gjithashtu, në këtë ngjarje
janë plagosur edhe 16 efektiva
të tjerë policie.