Robet Gates: Kosova nuk ka për të qenë kopshti i Rusisë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, deklaroi dje në Prishtinë se Kosova nuk është pragu i Rusisë dhe siguroi se trupat ushtarake të SHBA do të qëndrojnë të paktën deri në fund të vitit 2009. Shefi i Pentagonit, i cili vizitoi dje Kosovën, gjatë bisedave të zhvilluara me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, tha se është diskutuar edhe ruajtja e nivelit të tanishëm të pranisë së forcave amerikane në Kosovë. "E ritheksoj zotimin që Presidenti Bush u ka dhënë këtyre njerëzve të këtij rajoni dhe partnerëve tanë në NATO, se kemi hyrë bashkë dhe do të dalim bashkë. Natyrisht, të gjithë jemi duke pritur ditën kur, siç ka thënë Presidenti Bush, paqja të jetë e vetëqëndrueshme këtu", tha sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Gates ka hedhur poshtë supozimet se vizita e tij ka për synim t‘i dërgojë mesazh Rusisë, e cila ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe e cila është në konflikt me Perëndimin, për shkak të luftës me Gjeorgjinë, në gusht të këtij viti. I pyetur se si do të mund të reagojë Rusia për këtë vizitë në Kosovë, sekretari amerikan i Mbrojtjes ka thënë: "Unë nuk e konsideroj Kosovën si pjesë të pragut të Rusisë. Synimi im parësor në Kosovë është t‘i vizitoj trupat amerikane", ka thënë Gates. Vizita e tij në Prishtinë është e para e këtij niveli të lartë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më shumë se shtatë muaj më parë dhe e para e një sekretari amerikan të Mbrojtjes që prej vitit 2001. Para nisjes për në Maqedoni dhe Hungari, zoti Gates ka vizituar forcat amerikane në kampin Bondsteel, afër Ferizajt.
Ai ka bërë të ditur se, përveç urimeve që ua ka përcjellë liderëve të shtetit më të ri në botë, vizita e tij në Kosovë ka edhe një synim tjetër. "Dua t‘i falënderoj trupat tona që veprojnë këtu. Shpeshherë dëgjojmë për zbarkimet që ndodhin në pjesë të ndryshme të botës, por dua personalisht t‘ua bëj të ditur pjesëtarëve të KFOR-it se nuk janë të harruar", tha Gates, duke e cilësuar misionin e tyre si thelbësor, gjë e cila, siç tha ai, është bërë jashtëzakonisht e qartë edhe në takimet që kam pasur.