E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Çekia të liberalizojë vizat me Shqipërinë

"Çekia duhet të liberalizojë vizat me Shqipërinë". Kjo ka qenë kërkesa që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka bërë dje kreut të Senatit të Republikës Çeke, Premysl Sobotka. Takimi mes dy drejtuesve të lartë është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave dhe gjatë bisedës së tyre janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, Kryetari i Shtetit ka theksuar rëndësinë që merr në këtë kontekst diplomacia parlamentare. Sipas Presidentit Topi, shkëmbimet e ndërsjella të strukturave të ndryshme të dy parlamenteve do të shërbenin dhe për shkëmbim eksperience, sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, në kuadër të integrimit evropian. Nga ana e tij, Presidenti i Senatit Çek ka falënderuar Presidentin Topi dhe e siguroi për mbështetjen e plotë të shtetit çek në drejtim të plotësimit të aspiratave integruese të vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›