E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 vjet burg për djalin e Micheal Douglasit

NEW YORK– Djali i aktorit hollivudian Michael Douglas është dënuar me 5 vjet burg për shitje të metamfetaminës dhe përdorimit të drogës.

Cameron Douglas 31- vjecar u shpall fajtor për akuzat e ngritura në janar, pas arrestimit të tij në një hotel në New Yrok.

“Dua t’i kërkoj falje familjes sime dhe të afërmve për këtë makth që iu kam shkaktuar”, deklaroi Douglas në gjykatë.

Michael Douglas ishte ulur pas djalit të tij në një gjykatë në Manhattan. Ai i kishte shkruar një letër gjykatësit, ku i kërkonte lehtësim të dënimit, siç bënë edhe babai i tij, aktori veteran Kirk Douglas dhe gruaja e tij, Catherine Zeta-Jones.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›