Pukë, grabitet përcjellësi elektrik, fshatrat pa energji
PUKE- Grabitja e përcjellësve elektrikë ka dëmtuar jo vetëm rrjetin e shpërndarjes së energjisë por i ka kushtuar shumë disa fshatrave në Pukë. Ngjarja ka ndodhur përgjatë kësaj jave ndërsa rasti më i fundit ka qenë mbrëmjen e së martës.
Nga drejtuesit lokalë të Operatorit të Sistemit të Shperndarjes bëhet e ditur se në total rezultojnë rreth 5 mijë metra tel i grabitur.
Menjëherë në terren kanë zbritur ekspertët dhe forcat e policisë të cilët po verifikojnë grabitjen dhe zonat e prekura nga mungesa e energjisë, ndërkohë që ende nuk ka të dyshuar si autorë të grabitjes, të cilët duket se kanë përfituar nga moti i keq.
(e.n/News24/BalkanWeb)