E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 vjet burg për ish-kreun e arsimit të Vlorës

Autori i Lajmit: red.
Prokuroria kërkon dënimin me 5 vjet burg dhe dy milionë gjobë për ish-drejtorin e arsimit në Vlorë, Kozma Leka, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Leka u arrestua pas denoncimit të bërë nga mësuesja Tetraklina Shaka. Kjo e fundit, gjatë vitit akademik që lamë pas kishte filluar të punonte në arsim me kontratë, kishte kërkuar që pas rinovimit për të tretën herë të kontratës, brenda vitit shkollor 2006-2007, të bëhej definitive, pavarësisht mungesës së arsimit përkatës. Burime nga prokuroria pohojnë se më 20 korrik 2007, Tetraklina Shakaj, e ndjekur nga efektivë të policisë, të veshur civilë, i është drejtuar zyrës së drejtorit të arsimit për të bërë pagesën prej 500 mijë lekësh të rinj, e cila do t i siguronte asaj një vend pune të qëndrueshëm në arsim. Por menjëherë, kur ka nxjerrë lekët e i ka lënë mbi tryezë, efektivë të policisë i kanë bërë me dije Lekës arrestimin e tij. Ndërkohë në seancën e djeshme, prokurori i çështjes ka dhënë pretencën duke i kërkuar trupit gjykues 5 vjet burgim, një gjobë prej 2 milionë lekësh të rinj dhe 5 vjet heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike. Pas dhënies së pretencës, avokati i Lekës dhe vetë ish-kreu i arsimit përpara trupit gjykues ka kërkuar pafajësinë nga gjykata, duke e cilësuar veprimin e Tetraklina Shakajt të stimuluar nga segmente të caktuara kundër tij si dhe të policisë vetëm e vetëm që Leka të arrestohet dhe vendin e tij ta zinte dikush tjetër, si dhe është i padrejtë arrestimi dhe mbajtja e tij në pranga.

Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›