Ekzekutoi vëllanë me familjen dënohet me burg përjetë
Autori i Lajmit: red.
I akuzuar për vrasjen e vëllait, kunatës së tij dhe nipit 2-vjeçar në banesën e tyre, Luan Mara u dënua nga Gjykata e Beratit me burgim të përjetshëm. Vendimi është dhënë dje nga togat e zeza, sipas të cilave mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kozarë të Kuçovës, e cila fillimisht u pranua nga i akuzuari, por më pas Mara hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se ishte dhunuar gjatë marrjes në pyetje. Gjatë seancës së djeshme, trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtarët Agron Valva, Nazmi Troka dhe Ermonela Felaj mbështeti kërkesën e organit të akuzës, duke e cilësuar përgjegjës për veprat “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “vrasje të më shumë se një personi”, “vrasje të shtatëzënës”, ”vrasje të të miturit” si dhe “armëmbajtje pa leje”. Luan Mara ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ishte ai vrasësi i vëllait, Luanit, kunatës së tij, Florie dhe nipit, Artiol Mara. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 9 shkurtit në fshatin Kozare të rrethit të Kuçovës, ku Shpëtim Mara, gruaja e tij shtatëzënë dhe djali i tyre u gjetën të vrarë me kallashnikov në dhomën e ndenjies. Hetimet e nisura çuan në ndalimin e vëllait të viktimës si i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, ku fillimisht ai pranoi akuzën, ndërsa më pas e hodhi poshtë atë duke deklaruar se ishte dhunuar gjatë marrjes në pyetje. Pas dhënies së vendimit avokati mbrojtës i Luan Marës ka deklaruar se çështja do të vijojë në Gjykatën e Apelit.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008