50 Miliarde Dhrahmi ne Athine

16/03/2005 Zyra kallëzuese pretendon se abuzimet kanë sjellë një dëm 100 milionë dollarë
Denoncimi për Arapin në ambasadën amerikane
Kallëzmi për fajdet është dërguar dhe në ambasadën amerikane dy vjet më parë. Sipas denoncimeve që janë bërë në Prokurorinë e rrethit Tiranë, dëmi i shkaktuar nga mosvjelja e detyrimeve të debitorëve të firmave piramidale është afro 100 milionë dollarë. Gjithnjë sipas akuzuesve, shkeljet që kanë sjellë këtë pasojë janë të Këshillit Mbikëqyrës të Transparencës së fajdeve, kryesuar nga Farudin Arapi.
Denoncimi
Një vit më parë, më 16 mars 2004, në Prokurorinë e Tiranës është dërguar kallëzimi penal për kreun e Këshillit Mbikëqyrës, Farudin Arapi dhe 14 administratorëve të tjerë të shoqërive huamarrëse. Detar Hysi kryesonte zyrën e përmbarimit gjyqësor të Tiranës dhe është nënshkruesi i kërkesës për ndjekje penale. Materiali është përcjellë në Kryeministri, Presidencë, ministrit të Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme. Denoncimi i është përcjellë dhe ambasadës amerikane në Tiranë dhe njësive të tjera të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Materiali zyrtar është i protokolluar dhe mban numrin 1646/1.
Akuza
Vepra penale që ka pretenduar zyra e përmbarimit gjyqësor për Arapin, është "vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim". Në 1600 raste, urdhri i ekzekutimit nuk është kërkuar nga administratorët dhe nuk është lëshuar nga gjykata. Në kërkesat e administratorëve të VEFA-s, në një shkresë të vitit 2000, ndër të tjera thuhej: "Lutemi vendimet e debitorëve që janë pa adresë të pranohen nga ana juaj, pasi zyrat e gjendjeve civile janë urdhëruar për saktësimin e adresave të debitorëve".
Debitorë
Deri në fund të vitit 2001, nga Përmbarimi Tiranë janë ekzekutuar 16 praktika, kanë mbetur bllokuar 67 praktika në bankat e nivelit të dytë me vlerë monetare 71.013.015 lekë të reja, për mungesë dokumentacioni. Janë bllokuar 457 raste pasuri të debitorëve pranë Hipotekës. Nga detyrimi janë liruar 29 debitorë, me një vlerë të bllokuar 87.742.000 lekë të reja.
Anuluar
Numri i çështjeve të anuluara, duke liruar nga detyrimi persona të caktuar me vendim të administratorëve, sipas denoncimit të dërguar në Prokurori, me vendim të administratorëve dhe vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, deri më 6 mars 2003 kanë qenë 82 çështje. Shifër kjo e shtrirë në të gjithë skemat piramidale. Janë kërkuar sekuestro për 136 persona apo subjekte të ndryshme nga administratorët e firmave, ose me vendim të Gjykatës së Apelit. Me vendim të administratorëve janë liruar 102 sekuestro, e me vendim të Apelit 34 çështje.
Gjeneralitetet
Telashet më të mëdha në këtë përplasje mes Përmbarimit gjyqësor dhe Këshillit Mbikëqyrës të skemave piramidale janë gjeneralitetet dhe adresat e debitorëve. Sipas denoncimit të dërguar më 16 mars 2003 në Prokurori, administratorët kanë liruar nga detyrimet një numër të madh debitorësh, duke ndryshuar titujt për mungesë ose shtesë të një germë në emër apo mbiemër që lindet papritur, gjatë verifikimeve. Po sipas denoncuesve, dëmi i shkaktuar nga këto veprime shkonte në afro 100 milionë dollarë. Mosvjelja e parave nga debitorët ka ardhur si pasojë e këtyre shkeljeve.
Grupi i kontrollit
Me urdhër të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit Gjyqësor është ngritur dy vjet më parë një grup kontrolli për të verifikuar titujt e ekzekutimit të debitorëve të piramidave. Ekipi ka punuar afro dy muaj dhe nga 1600 çështje, janë ekzekutuar 630 prej tyre. E në 500 raste është vendosur urdhërsekuestro të pasurive të paluajtshme. Kryesisht kanë qenë llogari bankare, 332 automjete, apartamente, troje, magazina, etj.
Kallëzimi është bërë për administratorët
Farudin Arapi, kryetar i Grupit Mbikëqyrës
Saba Duçkollari, administrator i VEFA
Nasip Ahmeti, Vefa
Arben Abazi, ---
Vjollca Gjyameti---
Merita Çeliku---
Violeta Kraja ---
Tushe Hoxha ---
Daniela Riskaj --Silva
Burbuqe Duka, Gjallica
Ilir Laku, Gjallica
Yllka Sejati, Gjallica
Donika Papa M-. Leka
Ymer Likskala, Kamberi
Disa nga titujt për lirim-detyrimi të administratorëve
Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar pranë administratorëve të shoqërisë "Vefa" në administrim, konstatuam se znj.Fatmira Mero Sulaj, mbajtëse e pasaportës me nr.0600312, datë 23.06.1997, me adresë rruga "M.Gjollesha", për të cilën ju keni bllokuar llogarinë bankare, nuk është debitore pranë shoqërisë VEFA, debitore pranë kësaj shoqërie është Fatmira Sulaj, me numër pasaporte EV.053204. Për këtë arsye bëni zhbllokimin e llogarisë së Fatmira Mero Sulaj.
Pas verifikimit të dokumentacionit, për detyrimin e zj.Alemsha Bollano në shoqërinë "Vefa" sh.p.k, në administrim, rezultoi se zj.Almesha Bollano nuk rezulton debitore pranë kësaj shoqërie. Shkresa jonë me nr.76, datë 06.07.2000, shfuqizohet.
Debitor në shoqërinë "Vefa" sh.p.k, në administrim të evidentuar me vendim të administratorëve nr.30, datë 31 gusht 1999, është Haki Bejko, lagjja 5, rruga "Ismail Alla", pallati 72/1 Tiranë. Haki Ferit Bejko banues në Lushnjë, nuk është debitor, prandaj ju lutemi bëni zhbllokimin e llogarisë së tij.
Debitor në shoqërinë "Vefa" në administrim të evidentuar me vendim të administratorëve është Pajtim Abaz Struga, mbajtës i letërnjoftimit nr.NF 475394, banues në Korçë. Pajtim Muharrem Struga, mbajtës i letërnjoftimit me nr.AZ 099632 nuk është debitor, prandaj ju lutemi bëni zhbllokimin e llogarisë së tij.
Lutemi të zhbllokohet depozita e qytetarit Ilia Xhoma, sepse pas verifikimit të bërë, ky qytetar mbajtës i letërnjoftimit nr.02612209 të lëshuar nga zyra e gjendjes civile Elbasan, nuk është debitor pranë kompanisë "Vefa". Debitor pranë kësaj shoqërie është Ilia Xhomo, me letërnjoftim me nr.0381246 dhe me numër kartel 39943.
Gati arrestimi i agjentit të shërbimit sekret, i implikuar në aferat e pista
Një ministër dhe një deputet çuan 50 miliardë dhrahmi në Greqi
Gazeta geke "Apogjevamatini" vazhdon edhe në numrin e saj të djeshëm të nxjerrë skandale në lidhje me veprimtarinë e shumë të përfolurit, Vavilis. Madje, faqja e parë e gazetës ka për titull kryesor: "Në Athinë u ul 'aeroplani' shqiptar", duke vazhduar më pas me sqarimin: "Me 'pilot' Vavilisin dhe 'ekuipazh' një ministër aktual shqiptar, një deputet dhe një zyrtar të lartë të policisë greke", të shoqëruar me nëntitullin "50 miliardë dhrahmi nga piramidat shqiptare u 'lanë', në Greqi. Paratë, sipas medias helene, janë dërguar në vitet 1997-1999.
Media
"Apogjevmatini" thotë se paratë e mijëra shqiptarëve, të cilat u investuan në firmat piramidale në vitet '90, "në sasinë më të madhe të tyre, përfunduan në Athinë. Për këtë u kujdes një 'ekip' i vogël grekësh dhe shqiptarësh, shef i të cilëve ishte Apostolas Vavilis, i cili kishte ndërmarrë edhe rolin e transportuesit. 'Sofokleus' (emërtimi i bursës greke), shërbeu si lavatriçe për larjen e këtyre parave". Gazeta i mëshon faktit se, aktiviteti i Vavilis për transportimin e parave dhe "larjen" e tyre në Greqi, ka filluar që prej vitit 1995. Me identitetin Apostolos Kavalaras dhe një grup të vogël miqsh besnikë, filloi së pari bashkëpunimin me VEFA-n, duke i shitur pajisje sigurie. Më pas, ai vazhdoi me transportin e parave për llogari të bosit të kësaj kompanie, Vehbi Alimuça, shumë që llogaritet në 1 milion dollarë. Paralelisht, sipas "Apogjevmatinis", ai ka hyrë në Shqipëri edhe me identitetin e tij të saktë.
"Cenaj"
Një moment kjo gazetë i dedikon Vavilis edhe njohjen "me një menaxher të rangut të lartë të kompanisë rentiere 'Cenaj Investment Company' me qendër në Vlorë, person, i cili është sot ministër i qeverisë shqiptare. Kjo kompani ka patur si pronar Lefter Cenajn, i cili mbahet i burgosur në Greqi".
Në qeli
Lefter Cenaj, një nga drejtuesit e skemave piramidale "Cenaj&Co" është arratisur nga Shqipëria në 97-ën duke gjetur strehë të përkohëshme në Greqi. Atje ai është arrestuar pasi në bashkëpunim me një greke, kanë mashtruar në shuma e në mënyrë të përsëritur, të mëdha një numër të konsiderueshëm personash. Ai është dënuar nga gjykatat e vendit fqinj në shkallën e dytë të gjykimit. Ekstradimi i tij për në Shqipëri, është vonuar për arsye procedurash, që lidhur me drejtësinë greke janë të ngathëta.
Policia helene: Arrestimi, çështje orësh
Nga ana tjetër, kanali privat televiziv ANT1, një ndër më të mëdhenjtë të Greqisë, njofton se arrestimi apo edhe dorëzimi i Apostolos Vavilis është çështje ditësh, madje edhe orësh. "Sipas të dhënave, Vavilis ndodhet në Itali. Bashkëpunimi i organeve kompetente midis dy vendeve, por edhe ndërmjetësia e një personi të tretë, nga rrethi i miqve të ngushtë të agjentit, duket që i ka dhënë rezultatet e para", thekson rrjeti televiziv grek, duke shtuar se në mesditën e së martës, prokurori Dhimitris Papangelopulos, vuri në dijeni prokurorin e Gjykatës së Lartë, Dhimitri Lino, mbi zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen "Vavilis" si edhe mbi urdhërarrestet që rëndojnë mbi të.
Apostolis nënshkroi në Volos me Alimuçajn në '95
Gazeta greke "Apogevmatini" afro tri javë më parë ka zbuluar një bashkëpunim të fshehtë, nënshkruar mes ish-bosit të kompanisë shqiptare, Vehbi Alimuçaj dhe një "priftit" grek, të quajtur Apostolis Vavilis, që, në fakt është agjent i shërbimeve sekrete.
Sipas medias, "kleriku" mashtrues, spiuni, ka hyrë në bisedime me Alimuçajn në Volos, ku gjithnjë sipas medias, dhe bosi shqiptar ka pasur një shtëpi. Në '95-ën, pas negociatash të shumta, sipas shtypit, është arritur të bindet VEFA, të porosisë pajisje sigurie, por nuk është përcaktuar lloji i tyre. Vavilis, biznesmen këtë herë, ka kryer punë të paqme me Alimuçajn. Shërbimet ia kanë dalë të hyjnë në lojën e madhe. Sipas marrëveshjes, i fshehti prift grek përfitonte të paktën 800 mijë dollarë nga kjo mesele biznesi. Madje, shkruhet se ai ka mundur të udhëtojë në Shqipëri nën një emër të rremë, Apostolos Kavelaras, tashmë si biznesmen. Nuk është tjetër vetëm se një njeri gjoja i fesë, i implikuar në skandale të trafikut të drogës, skandale seksuale, duke përfunduar në person në kërkim nga drejtësia e Athinës. Gjithnjë duke iu referuar medias greke, ustai athiniot ka mundur të hedhë biznese të tija dhe në Shqipëri, për të cilat ai nuk ishte vetëm se prurës i punës së fshehtë. Ai ka qenë dhe është bërë lojë e shërbimeve sekrete, por ka mundur të shpëtojë dhe të mos bjerë në pranga. Një mik i ngushtë i patriarkut të Jeruzalemit, tek i cili ka gjetur përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme, shkruan për të gazeta.
Gazeta greke
"Apogevmatini" është një gazetë greke që shpeshherë shkruan për Shqipërinë dhe delegon këtu skandale të ndryshme. Kjo ishte e vetmja gazetë në botë që gjatë epidemisë së SARS-it në Azi, botoi një shkrim për raste të SARS-it edhe në Shqipëri. Me atë rast ajo shkaktoi një diskutim të madh dhe reagim të shpejtë të qeverisë shqiptare lidhur me ato deklarata.