Trafikimi i fëmijëve, akuza kërkon 34 vite burg

16/03/2005 Pronat e të pandehurve, një hotel e një vilë trekatëshe i kalojnë shtetit
TIRANË –Ditën e fundit të paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Prokuroria ndryshon kualifikimin e veprës penale për katër të pandehurit, Besim Metani, Sofokli Coko, Musa Sina dhe Sofie Kadriu. Fillimisht, të pandehurit u arrestuan dhe më pas u hetuan e gjykuan për veprat penale të organizimit të bandës kriminale, krijimit të bandës kriminale parashikuar nga nenet 333 dhe 334 të Kodit Penal, kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror për qëllime përfitimi, neni 297/2 K.P., falsifikim i letërnjoftimeve dhe certifikatave dhe falsifikim të vulave e dokumenteve të tjera. Pas hetimit gjyqësor, akuza tha se nenet 333 dhe 334 duhet të hiqen për të pandehurit dhe, ata duhet të dënohen për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimin. Prokurorët deklaruan se neni 333 dhe 334 nënkupton një shkallë tepër të lartë të organizimit, e shoqëruar kjo me dhunë fizike, ndërkohë që në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer veprën pa ushtruar dhunë fizike, në formën e një organizimi të thjeshtë.
Trafikimi
Besim Metani duhet të dënohet me 10 vjet burg dhe 2 milionë lekë gjobë, Sofokli Coko, 8 vjet dhe 1.5 milionë lekë gjobë, Musa Sina, 9 vjet dhe 1.2 milionë lekë gjobë dhe Sofie Kadriu, 7 vjet dhe 1 milion lekë gjobë. Vepra, sipas akuzës, është kryer në bashkëpunim. Të pandehurit, tha prokurori, kanë kaluar në drejtim të Italisë nga viti 1998 deri në vitin 2002, rreth 60 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Shumica e fëmijëve kanë qenë meshkuj rreth 17-18 vjeç. Ndërsa një pjesë e fëmijëve është vërtetuar se janë bashkuar me familjet, një numër i madh prej tyre ende nuk kanë adresë. Edhe të pandehurit nuk kanë dhënë emra të saktë të fëmijëve, me qëllim gjetjen e tyre. Për secilin nga fëmijët e kaluar për në Itali, me ndihmën e të pandehurve është paguar një shumë që shkon nga 200 mijë lekë të reja deri në 250 mijë. Paratë, pasi merreshin nga të pandehurit ndaheshin mes tyre, pasi gjithçka ishte e organizuar dhe kryhej në bashkëpunim. Për përfaqësuesit e akuzës, veprat në ngarkim të të pandehurve janë të vërtetuara plotësisht. Madje, Sofie Kadriu, e ka pranuar para gjykatës se ka kaluar me dokumente të falsifikuara për qëllime përfitimi disa fëmijë. Ata që gjenin fëmijët ishin të pandehurit Sofokli Coko dhe Besim Metani. Ndërsa, Musa Sina dhe Sofie Kadriu bënte pjesën tjetër të punës. Pasi bëhej falsifikimi i dokumenteve, fëmijët kalonin kufirin me Sofie Kadriun, e cila i identifikonte si të sajët. Kadriu ishte e martuar dhe me pesë fëmijë. Kalimi i fëmijëve nga porti me linjën “La Vikinga” bëhej nëpërmjet shtetasit Nexhip Kaçuni, ish-bashkëshort i të pandehurës Sofie Kadiru, me të cilën ka pesë fëmijë. Ndërkohë që, Sofia bashkëjeton me të pandehurin Besim Metani. Sipas akuzës, të pandehurit kanë falsifikuar dokumentet për fëmijët, duke i ndryshuar edhe fotografinë në pasaportë.
Konfiskimi
Për herë të parë deklarohet në sallën e gjyqit se pronat e fituara në mënyrë të paligjshme nga kalimi i fëmijëve drejt Italisë me dokumente false për qëllime fitimi, i kalojnë shtetit. Përfaqësuesi i akuzës, Ardian Ylli, pas leximit të konkluzioneve, pohoi se një hotel trekatësh në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, i identifikuar në pronësi të të pandehurit Sofokli Coko dhe 600 metra katrorë truall në Plazhin e Durrësit, po në pronësi të këtij të pandehuri, i kalojnë shtetit. Gjithashtu, edhe një vilë trekatëshe në lagjen 14, Durrës, në emër të të pandehurit Besim Metani, i kalon shtetit. Sipas akuzës, janë bërë verifikimit dhe ka rezultuar se të pandehurit me të ardhurat që kanë patur, nuk mund të blenin pasuri të tilla. Është vërtetuar se këto pasuri janë blerë me paratë e fituara nga trafikimi i fëmijëve. Të pandehurve u ngarkuan edhe shpenzimet gjyqësore, që kapin vlerën e 148 mijë lekëve.