E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 mijë tifozët në prezantimin e Ibrahimoviç

 

50 mijë tifozë i kanë uruar mirëseardhjen Zlatan Ibrahimoviç në Kamp Nou, ndërsa Barcelona i përgjigjet kështu merkatos galaktike të Real Madrid. Zlatan Ibrahimoviç lë pas shpinë vitet në zikaltër dhe sulmuesi karizamatik nuk ka vonuar të ngacmojë ish-tifozët e tij, duke puthur fanellën e Barcelonës në ditën e prezantimit. Ibrahimovic është transferuar nga Inter tek Barcelona për shumën e 66 milion euro, në një operacion që ka përfshirë sulmuesin kamerunas, Samuel Eto'o, huazimin e mesfushorit bjellorus Alexander Hleb dhe 45 milionë euro. 27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me kampionët e Evropës. Me shitjen e Ibrahimoviç Inter ka mbushur arkat e klubit dhe ka arritur akordin për nënshkrimin me Hleb, në përfundim të sezonit, për shumën e fiksuar në 10 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›