E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolonja e Taçit bën gati 18 mln euro për Lavecin

 

Nëpërmjet mediave italiane zbulohet se pronari i ri i klubit të Bolonjës, Rezart Taçi, shumë shpejt do mbledhë kryesinë e klubit për të fiksuar objektivat sezonal: "Objektivat tanë do t'i bëjmë të ditur më datë tre gusht, synimi ynë për këtë sezon është që të mos pozicionohemi nga fundi i tabelës së klasifikimit në përfundim të kampionatit. Aktualisht kemi filluar të punojmë për të përforcuar skuadrën. Do ju njoftojmë për gjithçka kur të kemi diçka më konkrete nëpër duar", është shprehur presidenti kuqeblu, Rezart Taçi. Ndërkohë mediat italiane bëjnë të ditur se Bolonja prej dy ditësh ka nisur bisedimet me Napolin për argjentinasin Laveci, për të cilin Rezart Taçi ofron 18 milionë euro. Ndërkaq, përveç Lavecit, mediat italiane tregojnë se Bolonja interesohet edhe për Huntelar, Kruz, Edizon Kavani dhe Davide Sucin të Palermos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›