50 per qind e kandidateve bejne fushate ne kafene
Personat e fundit në listë mbeten vetëm për dekor. Të angazhuar në fushatë, vetëm 50% e kandidatëve
Eljona Ballhysa
Fushata elektorale është përqendruar vetëm tek ata persona që janë renditur në vendet e para në lista, ndërsa të tjerët mbeten vetëm për dekor. Megjithëse selia blu e ka ndarë kryeqytetin në disa zona të veçanta elektorale, ku për çdo lagje ka vendosur të paktën dy ose tre kandidatë për të zhvilluar takime elektorale, të angazhuar në këto takime janë vetëm ata kandidatë që e kanë të sigurt fitoren për shkak të pozicionit të favorshëm në listën e deputetëve. Por kjo praktikë është ndjekur edhe në qarqet e tjera të vendit, ku janë angazhuar kryesisht të parët e listave. Personat që e kanë emrin në mesin e listës ose nga fundi janë më indiferentë dhe shfaqen më rrallë në mbledhjet e shtabeve elektorale. Edhe në debatet televizive lidershipi i PD-së promovon po të njëjtët persona, kryesisht ata që mbajnë vendet e para në lista duke mos i dhënë shans të tjerëve, të cilët, megjithëse janë kandidatë për deputetë, duken të distancuar nga fushata.
Të angazhuarit
Në kryeqytet fushata është përqendruar në 10-12 kandidatët e parë në listë. Të angazhuar me takime elektorale apo në takime në çdo lagje e derë më derë të banorëve të kryeqytetit ka qenë kryetari i Degës së PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi. Ky i fundit ka ndërmarrë një fushatë intensive në zonën e Laprakës, ku ka ngritur disa zyra elektorale dhe në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të PD-së zhvillojnë mbledhje çdo ditë dhe takime me banorë të zonës. Po kështu, takime intensive në këtë fushatë ka zhvilluar dhe Majlinda Bregu, e cila është e pranishme edhe në debatet televizive dhe në konferencat e shtypit për shkak të postit të zëdhënëses së fushatës zgjedhore. Të angazhuar në fushatë në kryeqytet janë Gerti Bogdani, Bujar Nishani, Florion Mima, Ilir Rusmali, Arben Imami e Lajla Pernaska. Ndërsa pjesa tjetër e listës prej 32 kandidatësh për deputetë në qarkun e Tiranës janë më pak të dukshëm në këtë fushatë elektorale. E njëjta gjë po ndodh edhe në qarqet e tjera të vendit. Kështu, në qarkun e Vlorës fushatën po e drejtojnë dy kandidatët e parë në listë, nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi. Që të dy këta kandidatë po zhvillojnë takime intensive në çdo komunë të këtij qarku. Në Gjirokastër takimet po drejtohen nga ministri i Energjetikës, Genc Ruli, ndërsa në Berat kryesimin e ka marrë Genc Pollo e Mehmet Xheka. Ky i fundit pësoi dhe një aksident rrugor për shkak të takimeve të ngjeshura elektorale.
Frenat e fushatës në Durrës janë marrë nga tre kandidatët e parë në listë, si Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi e Gazmend Oketa. Në takimet elektorale ka qenë i angazhuar edhe kandidati Igli Cara e Osman Metalla. Ndërsa në zonën e Krujës takimet janë drejtuar nga Ndriçim Babasi. Në Korçë e Devoll fushata është drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode. I pranishëm dhe i angazhuar në takime intensive ka qenë dhe kryetari i PD-së së Korçës, Gjergji Papa dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho.
Në Fier kryesisht takimet janë drejtuar nga Sokol Olldashi, Ilir Bano, Mesila Doda e Enkelejd Alibeaj, ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve kanë qenë më pak të angazhuar. Një fushatë intensive kanë ndërmarrë në Elbasan Lulzim Basha e Ardian Turku, ndërsa në Shkodër mbizotëron Jozefina Topalli. Në krah të saj janë gjithmonë dy deputetë, Astrit Bushati dhe Arenca Trashani, ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve mësohet se bëjnë fushatë të veçuar. Në qarkun e Kukësit fushatën e drejton sekretari Organizativ i PD-së Flamur Noka dhe deputeti Fatos Hoxha. Nga e gjithë lista e kandidatëve për deputetë duket qartë se më pak se 50% e kandidatëve janë të angazhuar në fushatë. Pjesa tjetër qëndron indiferente, merr pjesë në mënyrë sporadike në takimet elektorale dhe sigurisht që nuk financon.
20 Qershor 2009