50 shqiptarë në pranga, 5 milionë euro drogë

14/05/2005 Zvicër, operacion antidrogë në kantonin e Friburgut
Arrestimet e shqiptarëve dje kanë kulmuar në Zvicër. Antidroga ka shpërthyer në një operacion të nisur prej vitesh dhe ka çuar në pranga 56 persona, mes të cilëve 50 janë shqiptarë, katër zviceranë, një italian e një boshnjak. Një rrjet i rëndësishëm trafiku heroine është goditur në kantonin e Friburgut në Zvicër. Hetimi ka më se tre vjet. Në këtë rrjet trafikoheshin 115 kg drogë dhe policia arrestoi 56 persona. Vlera e tregut e një sasie të tillë heroine arrin në 5-7 milionë franga zvicerane ose 4,5 milionë euro, saktëson policia e kantonit. Antidroga ka sekuestruar gjithsej 27 kile heroine dhe 43 kile paracetamol, gjë që përbën një rekord për qytetin. Ajo sekuestroi edhe 80.000 franga zvicerane. Personat e arrestuar janë 50 shqiptarë dhe kosovarë, katër zviceranë, një italian dhe një boshnjak. Operacioni i quajtur "Albatros", kishte filluar në fund të vitit 2001.
Kokaina dhe heroina
Në dyjavëshin e fundit arrestimet e operacioneve antidrogë në Itali dhe Zvicër e kanë kaluar numrin 200 dhe pjesa më e madhe kanë qenë shqiptarë. Ndërkohë, policia dhe prokuroria italiane i ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të hetojnë për prejardhjen e kokainës në Shqipëri. Kjo, pasi kohët e fundit, nga rezultatet e disa operacioneve antidrogë, është vërejtur se kokaina importohet drejt Italisë, kryesisht me skafe. Burime pranë organit qendror të akuzës, kanë pohuar për gazetën se drejtësia italiane e ka parë si shqetësues këtë fakt. Sipas Prokurorisë, tashmë është vërtetuar se heroina mbërrin nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht nga Turqia, ku edhe prodhohet. Ndërsa kokaina kryesisht vjen nga Kolumbia, Venezuela, në Holandë, Shqipëri, e pastaj drejt Italisë për tregun perëndimor.
Pasuritë
Prokuroria në bashkëpunim me policitë e rretheve kanë filluar verifikimin e pasurive të anëtarëve të organizatave të trafikut ndërkombëtar të drogës, që janë goditur tri javët e fundit në Itali. Prokuroria, e cila ka marrë në dorë dublikatet e dosjeve hetimore të Antimafias italiane ndaj këtyre organizatave, ka urdhëruar policinë të verifikojë të gjitha pasuritë e të arrestuarve në disa rrethe të vendit. Kështu, verifikimi është përqëndruar në Durrës, Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Peqin, prej nga janë edhe të arrestuarit. Ndërkaq, Prokuroria po verifikon dhe heton mbi identitetin e personave që kanë kryer biseda telefonike me të arrestuarit prej Shqipërisë, në periudhën e transportimit të ngarkesave. Kjo, pasi këta persona që dyshohen të jenë krerët e organizatave, kanë përdorur kryesisht nofka.
Arrestuar
50 shqiptarë
katër zviceranë
një italian
një boshnjak
Sekuestruar
115 kile droge
43 kile paracetamol
80 mijë franga zvicerane
Vlera afro 5 milionë euro
Operacionet antidrogë në Itali,të koduara me nofkat e shqiptarëve
Operacioni “Actros” vuri në pranga 24 korrierë dhe 10 shqiptarë, së fundmi. Ndërsa për nëntë muaj u sekuestruan 150 kilogramë heroinë dhe anija “Plava”. Dy ditë më vonë, Prokuroria e Leçes urdhëroi arrestimin e 17 personave të akuzuar si pjesëtarë të organizatës mafioze “MAROBITO”, ku ndër ta, tre shqiptarë nga qyteti i Vlorës. Operacioni i radhës u përqëndrua në Torino, ku u arrestuan 34 persona, ndër ta edhe shqiptarë dhe u sekuestruan 116 kilogramë heroinë. Një tjetër operacion antidrogë u përfshi në Milano, ku kokaina vinte nga Holanda dhe që u pasua nga ai i koduar me emrin “Peqini”, që përfundoi me arrestimin e 13 shqiptarëve, sekuestrimin e 115 kilogramëve heroinë dhe një laboratori të përpunimit të drogës. Ky u pasua nga një operacion në Venecia, ku u arrestuan 8 persona, ndër ta 6 shqiptarë dhe u sekuestruan 6 kilogramë kokainë. Tjetër operacion antidrogë i koduar me emrin “Lali” (nofka e një prej shqiptarëve), në Alesandria të Italisë, ku u arrestuan 18 persona dhe u ndaluan gjashtë të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë.