E Hënë, 2 Nëntor 2026

Toska marrëveshje me FBI, për policinë

14/05/2005  Amerikanët, rendi ka një detyrë të rëndësishme në zgjedhjet e 3 korrikut

Marrëveshje me FBI-në për policinë shqiptare. Ka qenë një ndër nënshkrimet e ministrit të rendit Igli Toska në Amerikë. Takimi në FBI ka ulur në tavolinë ndihmësdrejtoreshën për krimin e organizuar, Deborah Strebel Pierce e cila diskutoi me Toskën për krijimin e një grupi pune të përbashkët me specialistë të Drejtorisë së Krimit të organizuar të Policisë Shqiptare dhe Drejtorisë homologe të FBI-së, për hartimin e një strategjie bashkëpunimi, ku një rol të rëndësishëm do të luaj shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informacionit, analiza e të dhënave e deri në finalizimin e operacioneve të përbashkëta.

Takimet

Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takon drejtorin për Evropën Juglindore, Bertram Braun, zv.asistenten e Sekretarit të Shtetit, Kathleen Stephens dhe disa personalitete të larta. Në përgjithësi, fryma e bshkëpunimit u konsiderua e ngrohtë dhe amerikanët i dhanë Toskës sigurinë për mbështetje të mëtejshme dhe e cilësuan Shqipërinë si një vend tashmë të stabilizuar.

Ministri i Rendit, sipas zëdhënësit të tij, Florion Serjani, i paraqiti Braun fushat dhe agjencitë qeveritare të SHBA me të cilat dikasteri i tij bashkëpunon, si DEA e FBI dhe tha se, tashmë është krijuar momenti për ndërmarrjen e hapave më të mëdha si operacionet e përbashkëta në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Zgjedhjet

Përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2005, ministri Toska u shpreh se, strukturat e Policisë së Shtetit do të garantojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor në një ambient normal dhe të qetë, si ditën e zgjedhjeve, ashtu edhe për periudhën që do të pasojë atë. Toska takoi gjithashtu dhe zv.asistenten e Sekretarit të Shtetit, Kathleen Stephens. Gjatë takimit, ministri Toska bëri një paraqitje të punës së Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe bashkëpunimit rajonal me policitë e vendeve të rajonit në kryerjen e operacioneve të përbashkëta. “Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, institucioni që ju drejtoni do të ketë një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen me sukses të procesit elektoral, nga i cili varet edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në familjen euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›