50 vjet histori te filmit tundojne kinemane franceze
21/01/2005
50 vjet histori të filmit, tundojnë kinemanë franceze
Një ekip francez ka nisur xhirimet e një dokumentari për 50 vjet histori të filmit shqiptar Skenaristi francez, Cloude Albanese e përshkruan filmin shqiptar të para viteve '90-të, më shumë se një propagandë të kohës si "ëndërr artistike të realizuar". Ish-Kinostudioja, qendra ku u hodhën bazat e filmit shqiptar pasqyrohet në filmin dokumentar të regjisorit Albanese, që po realizohet nga një ekip francez, bashkëprodhim i kanalit televiziv "France 3" dhe "Mira Production". "Përjetimet e personazheve, protagonistë, imazhe të së sotmes dhe gjurmë të së shkuarës, njerëz të mëdhenj që kanë dhënë maksimumin në qindra filma shqiptarë do të tregojnë se Shqipëria ka një histori interesante dhe një arkiv filmi të shkëlqyer", shprehet skenaristi, Albanese.
Ideja për realizimin e një filmi ku të përmblidhej 50 vjet kinema shqiptare i lindi në vitin 1997. Dokumentari, që do të zgjasë 52 minuta do të shfaqet në kanalin televiziv "France 3" me titullin "Les studios Albafilm, le sanctuaire aux du pays des Aigles" ("Albafilm Studio, burim imazhesh në vendin e shqiponjave") dhe me nëntitull "Imazhi, propaganda dhe e ardhmja e kinemasë shqiptare". Xhirimet do ta paraqesin godinën e Ish-kinostudios të parë nga lart. Përgjatë gjithë filmit do të jetë një shqiponjë, fluturimi i së cilës do të ecë paralelisht me zhvillimin e ngjarjeve. Realizuesit, Thiery Gentet (regjisor dhe producent), Cloude Albanese (skenarist), Didier Colin (drejtor fotografie), Sabina Kodra (asistentregjisore) kanë nisur xhirimet e përqëndruara në Kinostudio që prej një jave.