Kiço LOndo, qytet teatror me projektin e mbreterise se Savojes
21/01/2005 Kiço Londo
Qytetin teatror, projekt nga mbretëria e Savojës
Me 500 mijë USD vuloset përfundimisht ëndrra për ngritjen e qytetit teatror në mjediset e Teatrit të sotëm Kombëtar. Aty ku sot është godina e teatrit Kombëtar jo më shumë se katër vite më parë nisi beteja më e ashpër midis kryebashkiakut të sotëm, Edi Ramës dhe komunitetit teatror. U deshën debate pa fund, deri në rang politik që teatri t'i mbetej aktorëve, dhe të hidhej poshtë ideja për të ngritur m'u në qendër të kryeqytetit Qendrën e Biznesit, një projekt ky i përkrahur aso kohe dhe nga ish drejtori i Teatrit Xhevdet Ferri.
Megjithë diskrimimin se ajo godinë nuk kish qenë vetëm një bordelo e italianëve, kjo nuk shkurajoi aspak vullnetin e aktorëve për të këmbëngulur rëndshëm duke iu referuar, si argument, historisë së teatrit të lancuar po në atë godinë. Kjo shkoi dhe pas fillit të drejtorit aktual Kiço Londo, i cili ka një mbështetje të fuqishme politike të së majts, për të mos ndryshuar destinacionin e teatrit duke realizuar mbi të, së fundmi, projektin e ngritjes së qytetit teatror.
Si erdhi ideja e projektit për një qytet teatror?
Baza e projektit për një qytet teatror përbëhet nga disa elemente. Ndër elementet e parë mund të përmend kërkesën e vazhdueshme, si një domosdoshmëri e kohës për të patur një krijimtari teatrore sa më të gjerë. Më pas mund të shtojmë prurjen e madhe të artistëve dhe infrastrukturën e varfër teatrore të kryeqytetit dhe një element tjetër, po aq i rëndësishëm, është edhe rritja e vazhdueshme e numërit të banorëve në kryeqytet, ku infrastruktura aktuale nuk mund t'i shërbejë këtij numëri, që vjen gjithmonë në rritje. Por nuk duhet të harrojmë edhe elementë të tjerë thelbësorë, si traditën tonë, e cila ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht në këtë godinë, ku vazhdon edhe sot të jetë Teatri Kombëtar, por edhe aktorët tanë të mrekullueshëm dhe të talentuar, por edhe regjisorët, skenografët etj., lindën idenë e këtij "qyteti teatror".
Cilët kanë qenë konsulentët e këtij projekti?
Ky projekt është punuar nga një grup njerëzish, ku janë marrë mendimet e arkitektëve më të mirë, si Robert Floqi, Maks Velo, skenografët Agim Zajmi, Shaban Hysa, Kristo Çala etj. Eshtë bërë një konsultim shumë i gjerë për këtë ide dhe është realizuar tashmë edhe projekti. Eshtë ngritur një lobing shumë i fuqishëm, në të cilin bëjnë pjesë artistë të mëdhenj, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa etj., për të kaluar më pas te emra politikanësh të njohur si, Pjetër Arbnori, Teodor Laço, Bardhyl Londo, Visar Zhiti, Petro Koçi, Marko Bello, Bashkim Fino, Lek Çukaj, Mezan Malaj etj. Janë krijuar të gjitha kushtet që ky projekt të jetë i besueshëm dhe të mbështetet. Eshtë për t'u përgëzuar fakti që, Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Ekonomisë, ministri i Financave, Malaj apo edhe ministri Fino, në bashkëpunim edhe me ministrin Klosi, i cili ka qenë shumë i hapur me Teatrin Kombëtar, kanë pranuar një investim prej 500 mijë USD gjatë këtij viti, për realizimin e këtij projekti.
Për çfarë arsyesh është ruajtur projekti i familjes mbretërore italiane Savoja?
Eshtë këmbëngulur në këtë projekt, pasi kemi bindjen se është pjesë e qendrës muzeale të Tiranës, është në një koncept si me rrugën qendrore, ashtu edhe me godinat administrative që ndodhen përreth, duke shtuar edhe vetë faktin që, edhe godina aktuale është mjaft simpatike. Personalisht, kam përshtypjen se në qendër të Tiranës janë duke u ngritur dy "kulla", të cilat nuk besoj se do të preken në të ardhmen nga ndonjë "taleban" i kulturës shqiptare, që do t'i tjetërsonte në qendra administrative... Ajo ç'ka më pëlqen më shumë në këtë projekt janë hapësirat e mëdha dhe mundësitë për të krijuar infrastrukturë janë po kaq të mëdha. Përveç kësaj, një element shumë i rëndësishëm është ruajtja dhe ridimensionimi i kujtesës sonë historiko-kulturore, pjesë e së cilës është pa dyshim Teatri Kombëtar dhe krijimtaria artistike e lidhur me të. Në fakt, ne të gjithë bëjmë pjesë në popull të çuditshëm, që shpeshherë "mund të vritemi për hiç asgjë", por shpeshherë ndërtojmë edhe lobingje, të cilat mbrojnë kulturën shqiptare, duke falenderuar në këtë mënyrë të gjithë ata që luftuan për ta ruajtur këtë shesh nga betoni dhe të gjithë ata që kanë konceptin e ridimensionimit dhe rikonstruktimit përfundimtar të saj.
A është kjo zgjidhja më optimale?
Sot nuk është e nevojshme të harxhohen për një Teatër Kombëtar 20-30 milionë euro, pasi teknologjia në çdo dy-tre vjet ndryshon. Deri në këtë moment në teatër është realizuar gjithçka me 300 milionë lekë, përfshi këtu edhe 500 mijë USD, që po investohen në këtë projekt dhe kam bindjen se në vjeshtën e këtij viti spektatorët do të mund të shikojnë në mes të Tiranës një ansambël shumë solid, shumë të bukur dhe shumë të ngrohtë. Për të gjitha këto arsye, kam bindjen se kjo është zgjidhja më optimale.
Ky projekt merr përsipër rehabilitimin përfundimtar edhe në ambientet e brendshme të godinës?
Eshtë e natyrshme, pasi nuk mund të ndodhte ndryshe. Edhe në momentin që flasim salla e teatrit ka ngrohje dhe spektatorët nuk e braktisin më nga të ftohtit shfaqjen. Ne vazhdojmë përmirësimet në këtë drejtim. Nuk mendoj se kemi realizur gjithçka, por mund të them se kemi zgjidhur përfundimisht problemet e rekuizitës dhe dekorit. Madje, për sezonin e verës kemi menduar një zgjidhje më origjinale dhe më të mirë. Së bashku me ministrin Fino, kemi projektuar dhe po realizojmë, jemi aktualisht në 40% të projektit, të krijimit të sallës verore mbi pishinë, që do të jetë një lloj Butrinti bashkëkohor. Ky teatër, sikundër vetë ideja, do të jetë një teatër elitar. Hapësirat do të jenë në dispozicion të krijuesve. Bëhet fjalë për krijimtari të mirëfilltë dhe këtu kam parasysh artistët e Teatrit Kombëtar, të rinjtë që aspirojnë të krijojnë në mënyrë cilësore.
Këtu përfshihen edhe bashkëpunimet e kryera, aktualisht?
Pa dyshim këtu përfshihet edhe bashkëpunimi me teatrot e rretheve, duke kapërcyer së bashku edhe handikapin që ekziston në marrëdhëniet me teatrin në Kosovë dhe Maqedoni. Pra, është një koncept më i gjerë, pasi të gjitha këto që ndodhin, aktualisht, në mënyrë sporadike, do të hyjnë në një projekt afatgjatë dhe të kompletuar. Sigurisht të gjitha këto kërkojnë një menaxhim perfekt, që nënkupton një përgjegjësi më të madhe, një punë akoma më të madhe nga ana e drejtuesve të Teatrit. E rëndësishme është që të kemi një infrastrukturë të plotë, aktivitet, në mënyrë që teatri të jetë i hapur edhe paradite. Kam bindjen se, Teatri Kombëtar mund të japë shfaqje jo vetëm për shkollat e mesme, por edhe për mosha më të vogla, duke synuar një strategji të edukimit me shijen e teatrit që në këtë moshë, apo edhe thjesht të dinë se ku ndodhet ky teatër.
A mendoni se është koha e përshtatshme për një ide të tillë?
Përderisa ideja lindi pikërisht gjatë vitit të kaluar dhe, pas konsultimeve të shumta jo vetëm me artistë, por edhe intelektualë, arkitektë apo edhe publikun e thjeshtë, arritëm në konkluzionin se ishte pikërisht momenti i përshtatshëm. Pas një periudhe gati 1-vjeçare të një grupi të gjerë pune, e paraqitëm projektin para lobingut të intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë, të cilët e pranuan pa asnjë hezitim. E theksoj përsëri, ndjehem shumë mirë që krijohet një lobing shumë i gjerë, për një institucion tepër të rëndësishëm, sikundër është Teatri Kombëtar.
Intervistoi: Leonard Olli
anash
"Kulti" që ngriti artin në kult
Dikush mund ta gjejë këtë titull shumë dashamirës apo edhe të ekzagjeruar, por, në fakt, nuk është aspak i tillë. Dikush mund të thotë se ka edhe revista të tjera kulturore dhe, ndoshta, edhe më të mira dhe, meqenëse opinionet janë relative, mund të pranohet edhe kjo. Por, ajo që ndoshta e dallon "Kult"-in nga homologet e tjera, është pikërisht informacioni për aktivitetet kulturore që zhvillohen në kryeqytet. Do të përbënte lajm fakti që, një aktivitet artistik, kulturor etj., të mos pasqyrohej në faqet e kësaj të përjavshme. Dhe këtë mund ta vërtetojnë më së miri, jo vetëm artëdashësit, por kryesisht kolegët gazetarë që punojnë në redaksitë e kulturës, në mediat e shkruara dhe ato elektronike, të cilët vazhdimisht e kanë "Kult"-in nën vëzhgim, për të ndjekur atë ç' ka ndodh në ditët që pasojnë. Pa dyshim edhe në rast se dikush do të kishte vërejtje në tërësinë e kësaj të përjavshme, nuk do të mund të shprehte asnjë pakënaqësi në lidhje me informacionin që mund të gjesh në të, duke patur parasysh se sa e vështirë është të marrësh një informacion nga institucionet shtetërore apo edhe private, në ndonjë rast. Jo vetëm gazetarët, por edhe qytetarët kanë një guidë tepër komode në duart e tyre, për të zgjedhur jo vetëm shfaqjet, spektaklet apo edhe ekspozitat, por edhe vende të ndryshme argëtimi. Gjithashtu, edhe shumë personazhe publikë rrëfejnë jetën e tyre në faqet e "Kult"-it, së fundmi edhe me një format të madh, pse jo edhe praktik, për të qenë një shoqërues i pandarë për të gjithë ata që e duan artin, kulturën, argëtimin, por edhe informacionin.
l.olli