"Beu" i plazhit të Durrësit, me 190 vendime në gjykatë
20/01/2005 Janë të paktën 147.923 metër katror tokë, që janë kompensuar nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Durrës, kur këtë zyrë e ka kryesuar Vasil Hila. Janë sekuestruar 34 dosje, ku shkeljet dhe abuzimet janë të dukshme. Dosja me pesë të pandehur ka mbyllur hetimet dhe tani starton procesi në gjykatë. Anila Rrapi, Servet Gaba, Selman Hysa, Seit Spahiu, janë katër të pandehurit e tjerë që ndiqen në gjendje të lirë, por që do të jenë të pranishëm përballë akuzës në sallën e gjyqit, pas pak ditësh. Prokurorët pohojnë se do kërkohet nga gjykata e Durrësit, që të vendosë mbi fatin e ndërtimeve pa fund që janë bërë në trojet e këtyre vendimeve të nënshkruara nga Hila.
Abuzimet
Veprat penale për të cilat akuzohet Vasil Hila dhe katër bashkëpunëtorë të tij, parashikohen nga nenet 248, 135, 190/2 dhe 25 të Kodit Penal. Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh nga personi që ka për detyrë përpilimin e tyre, në të paktën 190 raste. Ky është konkluzioni përfundimtar i Prokurorisë që i është dërguar në dosje gjykatës së Durrësit. Prokurorët pretendojnë se, Vasil Hila ka lëshuar 212 vendime për kompensim fizik të trojeve të ndodhura në zonën turistike të plazhit dhe në qytet. Ekspertët kanë konstatuar se janë kompensuar 143.923 metër katror truall. Nga kjo sipërfaqe, 82.728 metër katror truall janë në qytet. Prokurorët pohojnë se 190 vendime janë marrë jashtë procedurës për vendimmarrje të Komisionit të Kthimit të Pronave.
Sekuestro
Shkeljet dhe abuzimet janë të shumta. Prokuroria, pasi ka verifikuar dosjet në arkivat e Komisionit, ka sekuestruar mbi 35 prej tyre. Burime nga organi qendror i akuzës, bëjnë të ditur se në një pjesë të madhe të trojeve që janë kompensuar jashtë ligjeve, janë bërë ndërtime të shumta. Hotele, banesa, godina biznesi apo industriale, kanë hedhur rrënjë në sipërfaqen më të madhe, që është material i dosjes hetimore, tashmë e mbërritur në gjykatë. Prokuroria, thotë se sekuestrimet me qëllim rivendosjen e ligjit, mund të sjellin pasoja për vendimet e padrejta.
Akuzat për pesë komisionerët
Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti është akuza që rëndon mbi të pesë të pandehurit, anëtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Durrës. Janë 190 vendime me shkelje, mbi 140 mijë metra katrorë tokë, kryesisht turistike, që është kompensuar padrejtësisht.
Të pandehurit
Mbi Anila Rrapin, Prokuroria ka ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve, të formularëve, nga persona që ka për detyrë përpilimin e tyre. Akuza është në bashkëpunim. Shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, rëndon akuza mbi Servet Gabën. Ndërsa, Selman Hysa akuzohet për shpërdorim detyre. Moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre janë pretendimet ligjore dhe për të pandehurin e pestë, Seit Spahiu. Përjashtuar Vasil Hilën, katër të akuzuarit e tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Të pandehurit
Vasil Hila
Anila Rrapi
Servet Gaba
Selman Hysa
Seit Spahiu
Arrestimi dhe reagimi i kryetarit
Prokuroria e Durrësit ka nisur të hetojë mbi aktivitetin e KKKP-së së Durrësit, duke marrë shkas nga kallëzimet e personave privatë dhe nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi shkeljet që janë vërejtur në punën e KKKP-së së Durrësit. Hetimet janë fokusuar në vitin 2002, gjatë periudhës që Vasil Hila ka qenë në krye të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në momentin e arrestimit, Vasil Hila kryente detyrën e administratorit të shkollës jo-publike “Mihal Ikonomi” në Durrës. Ai ishte shkarkuar nga detyra e kryetarit të Komisionit të Kthimit të Pronave, disa muaj më parë. Hila, pasi ka mësuar akuzën, nuk ka ngurruar të reagojë. "Do të përballem me Prokurorinë, për vite me radhë kam shërbyer si nëpunës civil me ndershmëri të plotë", është shprehur në njërën nga seancat gjyqësore, Vasil Hila, duke shtuar: "Unë kam respektuar shtetin dhe ligjin, dhe nuk kam frikë prej tyre. Unë nuk kam frikë nga Prokuroria. Përkundrazi, unë dua të përballem me Prokurorinë. Unë dua të përballem që të pastroj emrin tim. Për këtë arsye, unë nuk largohem nga vendi. Për më tepër, unë kam një familjar të paralizuar në shtëpi dhe nuk mund ta braktis atë".
OSBE: Çmimi në Shqipëri më i lartë se në Vjenë
Një vit më parë, OSBE-ja në një qëndrim të sajin, ka theksuar se çmimi i kthimit dhe kompensimit të pronave nuk mund të jetë sipas çmimeve të tregut. Në këtë vlerësim është thënë nga ekspertët se, çmimet në disa zona të Shqipërisë janë më të larta se në zonat e Vjenës. Ky ka qenë dhe një nga shkaqet pse grupi i posaçëm i punës ka paraqitur një metodikë të veçantë vlerësimi të tokave në Shqipëri. Sipas këtij dokumenti, çmimi bazë për tokat bujqësore do të vendoset nga fitimet prej prodhimit. Kësaj shifre do t'i shtohet afërsia me tregun, vaditshmëria si dhe kërkesat e tregut. Ndërsa për tokat truall, baza do të jetë te shitblerjet në agjencitë private, ndërtueshmëria e zonës si dhe ofertat nga blerësit. Në këtë rast do të përjashtohen trojet që shërbejnë për zonat industriale. Në këtë mënyrë, tokat në qendër të Tiranës dhe pse me tregun e lirë shiten me mbi 800 euro metri katror, nuk do të shkojnë më shumë se 500 mijë lekë. Megjithatë, kjo do të jetë sërish një objekt debati mes Komitetit të Pronave. Disa kohë më parë, kryetari i këtij Komiteti ka kërkuar konsensusin e të gjitha forcave politike, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet në zbatimin e plotë të ligjit, që është miratuar më 30 korrik të vitit 2004.
Harta e zonave për kompensimin e pronave të ish-pronarëve
Kthimi 10 mijë ha tokë turistike e lirë
Rreth 10 mijë hektarë tokë në zonën turistike, do të vihen në dispozicion të ish-pronarëve gjatë 7 viteve të ardhshëm. Grupi i punës së Qeverisë ka bërë të ditur se, në këtë hapësirë janë përfshirë vetëm trojet, pasi toka bujqësore është e klasifikuar në një raport më të veçantë. Harta e paraqitur për këtë përcakton se, tokat janë të shtrira kryesisht në zonën bregdetare. Ndaj dhe çmimi do të jetë tepër i lartë, gjë që e ul së tepërmi koston e kthimit dhe të kompensimit të ish-pronarëve. Nga ana tjetër, mësohet se pjesa më e madhe e kësaj hapësire është tokë e pafrytshme, gjë që kushtëzon dhe përdorimin. Sipas të dhënave, rreth 6252 ha tokë në zonën turistike është e pafrytshme. Ndërsa mund të përdoret vetëm për ndërtim dhe turizëm. Eshtë vënë re që në Tiranë dhe në Durrës sërish nuk janë parashikuar tokë turistike apo bujqësore e lirë për t'u kompensuar.
Tokat e frytshme
Komisioni i posaçëm ka paraqitur në Kuvend një tabelë, në të cilën bëhet e ditur se janë 2596 ha tokë në zonën turistike, të cilësuara të frytshme. Por, nuk është bërë e ditur nëse, kjo hapësirë është tokë truall apo tokë bujqësore. Tokat në zonën turistike duket se do të mbajnë peshën kryesore në procesin e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve. Në dosjet e paraqitura është theksuar se janë dhe 50 mijë ha tokë, që ende nuk u janë kthyer shqiptarëve. Ndërsa veç 10 mijë ha tokë turistike, për pronarët është vënë në dispozicion të ish-pronarëve dhe 100 mijë ha tokë bujqësore. Do të jetë Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që do të përcaktojë nëse vlera e 100 mijë ha tokë është e barabartë me tokën që kanë pasur ish-pronarët.
Toka e shpërndarë nëpër rrethe
Fier 348
Lushnjë 866
Lezhë 45
Shkodër 100
Kavajë 175
Vlorë 230
Sarandë 932
Gjithsej 2596
Turistike të pafrytshme
Fier 1195
Lezhë 1785
Vlorë 2747
Kavajë 525
Gjithsej 6252
Të refuzuara janë 809 ha