Prokuroria: Dosja “Irena Seli” ka vetëm tre prova
20/01/2005 TIRANË –Dosja penale për zhdukjen e 39-vjeçares Irensa Selit, ka filluar të shqyrtohet dje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Fashikulli hetimor për ngjarjen, ka mbërritur në këtë institucion dy ditë më parë, ndërsa dje drejtuesit e organit hetimor për Krime të Rënda dhe zyrtrë të Prokurorisë së Përgjithshme kanë zhvilluar analizën e dosjes. Burimet nga Prokuroria për Krime të Rënda thanë se për ngjarjen e datës 16 dhjetor 2004, janë kryer vetëm tre veprime hetimore. “Janë marrë deklarimet e shtetasit Agim Musho, pronar i kompleksit “Bruno” dhe bashkëshort i 39-vjeçares, është pyetur vëllai dhe daja i të zhdukurës Irena Seli”. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këto janë veprimet e vetme hetimore që janë pasqyruar në dosjen që është çuar në këtë institucion. Tre veprimet e vetme hetimore, janë kryer nga policia e Tiranës dhe e Durrësit, ndërsa Prokuroria e Tiranës ku dosja qëndroi disa ditë, për moskopetencë hetimi, nuk ka kryer asnjë verifikim.
Hetimi
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit dhe dëshmitë e dhëna nga bashkëshorti dhe të afërmit e saj, përmban të gjithë itinerarin e rrugëtimit të nisur nga pronari i kompleskit “Bruno” Agim Musho dhe gruaja e tij, në datën 16 dhjetor 2004 nga Gjermania drejt Shqipërisë. Informacionet janë të plota e të sakta, për nisjen nga Gjermania, mbërritjen në Itali dhe nisjen nga porti i Triestes drejt portit të Durrësit dhe telefonatën që irena Seli, ka bërë me të motrën në Gjermani. Kufiri i të dhënave për atë çfarë ka ndodbur atë ditë, është lëvizur nga i vëllai i Irenës, Ylli. Ai ka thënë se motra e tij me të shoqin e saj, kanë patur një konflikt gjatë udhëtimit me traget nga porti i Trisetes për në Durrës. Ndërkaq personeli i tragetit, është pyetur paraprakisht nga policia e Durrësit. Punonjësit e mjetit lundrue, kanë pohuar se e kanë parë atë ditë të mbërrinte në Durrës, Irena selin dhe të shoqin e saj. Këtu filli kronologjik i hetimit të ngjarjes shkëputet për tu rilidhur në momentin e denoncimit të bërë në komisariatin numër 2 të policisë së Tiranës, nga Agim Musho, për zhdukjen e gruas së tij.
Enigma
Nëse i besohet një dëshmie të fundit në policinë e Durrësit, të vëllait të Irena Selit, zhdukja e 39-vjeçares duket e besueshme. Sipas dëshmisë, bashkëshorti i Irenës, e ka vulosur në port pasaportën e 39-vjeçares, pa praninë e saj. Në fakt edhe pronari i kompleksit “Bruno”, Agim Musha, në një deklarim të tij, e pranon faktin se ka shkuar i vetëm për të plotësuar dokumentacionin e udhëtimit në port, duke e lënë Irenën tek makina me të cilën kishin udhëtuar nga Gjermania. Por sipas kësaj dëshmie, Irena është larguar fhsehhurazi, pikërisht në kohën kur i shoqi plotësonte dokumentacionin në port. Vëllai i të zhdukurës, hedh një dyshim tjetër duke thënë se nëse Agim Musha, ka shkuar për të vulosur pasaportën e tij dhe të gruas, atëherë Irena nuk mund të jetë larguar drejt Amerikës, pasi lejen e hyrjes në këtë vend, e mbante në pasaportë. Edhe vetë hetuesit, janë të prirur të besojnë vetëm faktin se Irena Seli ka 35 ditë e humbur, ndërsa provat e pakta të dosjes, nuk çojnë në asnjë pistë, shkak apo version. Provat e pakta një muaj pas ndodhejs së një ngjrjeje alarmante, duket se më shumë janë pasojë mungesës së interesit, sesa aftësisë.
Flet Ylli Seli, vëllai i 39-vjeçares së zhdukur më 16 dhjetor
“Kur dyshuam se Irana është zhdukur”
TIRANË -Ai vazhdon të jetë i sjellshëm me gazetarët. I përgjigjet çdo thirrje telefonike dhe thotë se gjatë këtyre ditëve, ka biseduar në telefon, vetëm me njerëz të medias. Ka folur për të gjithë, edhe pse është aq i lodhur, sa pret qetësinë e darkës, për tu ulur me qetësi dhe për të shfletuar me vëmendjen e munguar gjatë ditës, faqet e gazetave dhe ato çfarë janë shkruajtur për fatin e motrës së tij të zhdukur, prej më shumë se një muaji. Ylli Seli, vëlai i Irenës 39-vjeçare e cila rezulton e zhdukur prej datës 16 dhjetor të këtij viti, në një intervistë për gazetën “Metropol” dëshiron të saktësojë diçka nga zhurma që është bërë me fjalët e tij. “Unë asnjëherë nuk e kam akuzuar kunatin tim. Une kam shprehur vetëm dyshimet e mia për ngjarjen, por asnjëherë nuk e kam akuzuar apo fajësuar Agimin”. Ylli Seli, flet edhe për sinjalet telefonike që ka patur dy ditë pas ngjarjes, në datë 18 dhjetor 2004.
A keni besim tek numri që ju ka telefonuar nga Amerika. Disa hetues thonë se ajo thirrje telefonike mund të jetë bërë edhe nga të afërm të burrit të motrës tuaj?
Nuk e di. Nuk mund të thëm kush e ka bërë thirrjen telefonike, nga numri me prefiks amerikan. Por nuk besoj se Irena e ka blerë kartën në SHBA, po atë ditë që është zhdukur në Durrës.
Gjatë zinjalit telefonik, e keni patur mundësinë të shënoni numrin, a mund të na e thoni atë?
Po, numrin e telefonit nga i cili kam marrë sinjale kam patur mundësinë të shënoj. Unë këtë numër, ia kam vënë në dispozicion policisë dhe Prokurorisë. Ai është sekret i hetimit dhe unë nuk mund të publikoj. Nëse ua japin nga policia, atëherë publikojeni.
Kur ka qenë momenti i parë, ose shkaku i parë kur ju dhe familja juaj, keni dyshuar për zhdukjen e Irenës?
Momenti i parë kur në filluam të dyshojmë se Irena ishte zhdukur, është vajtja e burrit të saj Agimit në policinë e Durrësit. Atij i është komunikuar nga policia, se Irena nuk kishte kaluar kufijtë shqiptarë. Pa marrë asnjë pistë apo version për ngjarjen nga policia, Agimi u largua në Gjermani, kur policia ia kishte bërë të qartë, mosbesimin e saj për largimin e Irenës. Ky ka qenë momenti kur ne në mënyrë shumë të rezervuar kemi bërë kallëzim penal për ngjarjen.
A keni ndonjë provë apo argument, për të besuar se Irena nuk është larguar me vullnetin e saj?
E para, nëse kishte planifikuar të largohej, atëherë pse Irena duhej të nisej nga Gjermania, të mbërrinte në Trieste e më pas në Durrës dhe ketu të largohej. Nesë ajo kishte planifikuar largimin, mund të largohej lehtë, nga çdo aeroporti i Gjermanisë dhe nuk do të kishte pritur të largohej në Durrës, ku policia do alarmohej dhe ndoshta e njihnin. Dhe e dyta, nëse Irena kishte ndërmend të merrte pasurinë e të shoqit të saj, përse nuk erdhi në Tiranë të rrinte disa ditë. Gjatë kësaj kohe të merrte paratë e më pas të largohej pasi kishte marrë pasurinë, me një taksi të thjeshtë.
Pra ju vazhdoni të mendoni se ajo është zhdukur?
Po. Ajo është zhdukur. Ne nukl themi se është zhdukur nga i shoqi. Ne asnjëherë nuk e kemi akuzuar Agimin. Ne kemi thënë dyshimet tona të cilat jo gjithmonë janë lënë ashtu dyshime. Natyrisht, një ditë, do të vijë koha kur të gjithë do të balafaqohemi me ato që kam thënë unë apo të afërmit e mi, Agimi apo mediat.