Endacaku 12-vjeçar grabit 4 euro për të blerë bukë
20/01/2005 Thyen xhamin e një agjencie biletash për të vjedhur lekë për bukë. Saleo Stojani, një endacak 12-vjeçar nga kryeqyteti, do të ndiqet penalisht nga Prokuroria, nën akuzën e grabitjes së 4 eurove nga "LilySee" te rruga "Pjetër Bogdani". Pronari i agjencisë, Arben Rexhepi ka denoncuar hajdutin jetim pas kapjes në flagrancë të Stojanit.
Ngjarja
Rreth orës 11.00 të së martës, punonjësit e agjencisë së shitjeve të biletave "LilySee" në rrugën "Pjetër Bogdani", kanë vënë re se njëri nga xhamat e vitrinave të dyqanit ishte i thyer. Si të mos mjaftonte kjo, ata arritën të pikasnin që nga brenda siluetën e një njeriu shtatvogël që rrekej të largohej me të shpejtë. Burime nga Komisariati i policisë nr.2, bëjnë të ditur se njëri nga punëtorët e agjencisë kish dalë menjëherë jashtë, duke mos e lënë të largohej të dyshuarin si hajdut. Në fakt, ai ishte një djalë i vogël, i veshur keq, që në pamje të parë të jepte përshtypjen e një lypësi. Në duar ai shtrëngonte fort 4 euro, shumë e cila mungonte nga togu i parave në agjenci. Punonjësit thirrën menjëherë pronarin Arben Rexhepi, i cili denoncoi djaloshin në polici. Nga verifikimet rezultoi se, hajduti quhej Saleo Stojani dhe kishte vetëm 12 vjet mbi supe.
Historia
"Kisha tri ditë pa ngrënë asgjë, ndaj theva xhamin e agjencisë. Që përtej pashë ca para të lëna në vitrinë. Nëse do t’u lypja punonjësve të më falnin diçka, e dija që do të mbetesha përsëri pa ngrënë. Askush nuk do të më besonte se isha barktharë prej ditësh. Kështu që nuk u mendova gjatë. Godita xhamin dhe futa dorën brenda", mësohet të ketë dëshmuar para oficerëve të policisë gjyqësore, Saleo Stojani. Ai ka shtuar më pas se i kishte mundësitë për t’i rrëmbyer të gjitha paratë që gjendeshin atje. Por kish vendosur të merrte aq sa i duheshin për të shuar urinë që e gërryente. Rrëfimi i endacakut të vogël ka vijuar më tej në historinë e jetës. Të njëjtat burime, saktësojnë se i vogli jetonte rrugëve prej vitesh, pasi prindërit e kishin braktisur. Ata ishin divorcuar nga njëri-tjetri dhe kishin krijuar familje të reja, ku nuk kish vend për Saleon. Kësisoj, e vetmja mundësi për fëmijën ishte endja sa në një vend në tjetrin, ku jetonte duke lypur lëmoshë. Grupi hetimor vendosi që lypësi të lihej i lirë, për shkak të moshës së njomë dhe kushteve. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë nga Prokuroria e