Prokuroria, nga shtatë gjurmët e gjetura, dy janë të Arapit
20/01/2005
TIRANË – Imelda Tasho, e cila një seancë më parë arriti të fitojë ndryshimin e masës së arrestit, qëndroi dje gati gjashtë orë në bankën e të akuzuarve. Seanca më e gjatë gjyqësore, u shënua me paraqitjen e provave shkresore të organit të Prokurorisë. Katër prokurorë me radhë kanë lexuar një për një të gjitha provat shkresore. Një numër i madh aktesh ekspertimi, të kryera në vendin e ngjarjes menjëherë pas vrasjes së shoferit të Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Genci Sina. Prova më bindëse për Prokurorinë, e cila vë në një pozitë të vështirë të pandehurin, Altin Arapi, janë gjurmët e gishtave të gjetura në makinën e viktimës tip "Land Rover" 1742I. Sipas akuzës, nga shtatë gjurmët e gishtave që janë gjetur në këtë makinë, ato që kanë numrat 3 dhe 5 i përkasin të pandehurit Altin Arapi, ndërkohë që disa shenja i përkasin personave që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë viktimës. Qitja nga ekspertiza ka rezultuar të jetë bërë nga afër dhe me pistoletë pa silenciator. Ndërkohë që mendohet se, tipi i pistoletës mund të ketë qenë "Zastava" ose "TT". Në momentin e kryerjes së krimit, xhami i shoferit ka qenë i hapur. Nga provat doli se në sediljen e pasme dhe në kroskot të makinës, ka patur njolla gjaku. Dje janë paraqitur shumë prova shkresore, të cilat për organin e Prokurorisë janë të mjaftueshme për të deklaruar fajtorë të pandehurit. Disa prej provave që lidhen me të pandehurin Arapi, janë kundërshtuar nga avokati mbrojtës. Në dosje ndodhej edhe një letërporosi e dërguar nga Interpol Brukseli, i cili deklaronte se, në datën 31 tetor 2003, ishte bërë në Belgjikë arrestimi provizor i Altin Arapit. Në letër thuhej se brenda 40 ditëve, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare, duhej të dorëzoheshin të gjitha dokumentet për të bërë të mundur ekstradimin. Në vendin e ngjarjes, në rrotën e pasme të makinës, është gjetur edhe një gëzhojë 7.62mm. Seanca tjetër që do të zhvillohet në datën 21, do të vazhdojë me paraqitjen e dëshmitarëve.