500 vjet turizëm
"Të udhëtosh më duket një ushtrim argëtues. Shpirti ushtrohet vazhdimisht kur vëren gjëra të panjohura e të reja dhe nuk njoh shkollë më të mirë... për ta formuar jetën sesa të vënit vazhdimisht përpara diversitetit të shumë jetëve, ideve e zakoneve të tjera dhe të shijosh një varietet kaq të madh formash të natyrës sonë" (Montanjé, Udhëtim në Itali).
Me këto fjalë shkrimtari i famshëm Mishel dë Montanjé, diku nga mesi i pesëqindës, përshkruan pasionin e tij për udhëtimin që e çon të njohë më së miri Italinë, duke përfituar nga një mision diplomatik për t’u kryer në Romë. Montanjé është një prej turistëve të parë për të cilin ka dijeni, në qoftë se me fjalën “turist” kuptojmë atë udhëtar jo të motivuar ekskluzivisht nga arsye ekonomike, diplomatike, fetare apo pushtimi, të tilla që të mund të përkufizojmë turist edhe romakun e vjetër të impenjuar në ekspedita ushtarake, njeriun e devotshëm që niset për një pelegrinazh të gjatë drejt Mekës apo akoma, Kristofor Kolombin që sfidon oqeanin për të arritur në Indi. Veç të tjerash, pikërisht në pesëqindën sheh dritën guida e parë turistike, La Guide des chemins de France, vepër e Karlo Estién, botues, bërës librash dhe tipograf nga Lioni. Bëhet fjalë për një itinerar udhëtimi në kuptimin e vërtetë të fjalës, i shtypur në botim “portabël”, në të cilin, me një stil telegrafik të mbushur plot me shkurtime, emra dhe nënvizime për të treguar prioritetet, rreshtohen qytetet, zonat, kështjellat, stacionet e postës dhe abacitë më të famshme të Francës me shumë sinjalizime lidhur me specialitetet gastronomike. Një udhëtim i kryer në pesëqindën përbën sidomos një rrezik të madh dhe guidat janë plot rekomandime. Për shembull, një lumë i fryrë mund të përfaqësojë një armik të pakalueshëm dhe ta shtrëngojë udhëtarin që të bëjë prapakthehu; një vend subjekt karantine, në qoftë se nuk shmanget në kohën e duhur, e detyron fatkeqin të kalojë dezinfektime të tmerrshme dhe një izolim të gjatë, siç i ndodhi Rusoit të zbarkuar më 1743 në portin e Xhenovas të infektuar nga murtaja; pastaj qenë të shpeshta sulmet e hajdutëve, edhe pse më të frikshmet mbesin kalimet e maleve e të deteve. Nga guida dhe ditare udhëtarësh kuptohet se Alpet janë të mbushura me mostra, që në realitet janë ujqër, dhe nga “budallenj të Alpeve”, domethënë banorët e maleve, ndërsa në dete mund të hasësh në dragonj – balena dhe në “plaçkitës reliktesh”. Kështu, sugjerojnë manualët e udhëtimit, asnjëherë të mos bësh turizëm pa një guidë eksperte, përveç dhe një shpure shërbyesish të nevojshëm për transportin e bagazheve dhe të baldakinit në të cilën udhëton i shpenguar padroni dhe rekomandim tjetër, të nisesh nga shtëpia i furnizuar mirë me para për të qenë në gjendje të paguash shumat e kripura të taksave dhe tarifave që mundësojnë kalimin nga një juridiksion në tjetrin. Një fati jo shumë të mirë i shkojnë njerëz që futen në një han. Emra si “Tek mëzi i bardhë” apo “Tek luani i artë” premtojnë shumë më tepër sesa ofrojnë: dhoma mëdha të pista e kutërbuese, të ngjashme me stallat për kuajt, u shërbejnë udhëtarëve për të ngrënë një ushqim të ngrohtë dhe pushuar. Veç kësaj, nuk ekziston akoma prirja për të mësuar gjuhët për të kënaqur çdo kërkesë të bujtësit. Rasini tregon se i gjendur në një han më 1660, i zënë nga të ftohtit, iu lut një shërbyeseje t’i sillte një calik, por fitoi vetëm një vazo të bukur nate! Për t’u vërejtur është se në Francë dhe në Vendet e Ulëta të paktën cilësia e tavolinës dhe e verës lavdërohen dhe shënohen nga guidat. Midis fundit të shekullit XVII dhe fillimit të atij XVIII anglezët lëshojnë modën e Grand Tour. Pinjollët e rinj të klasës së lartë, midis 20 dhe 25 vjetëve, nuk mund t’i shmangen ritualit të udhëtimit nëpër botë, që zgjat nga 6 muaj deri në një vit e gjysmë dhe shërben për të pasuruar shpirtin e inteligjencën dhe për të përgatitur xhentëlmenë të vërtetë. Në realitet shpesh bëhet fjalë për të rinj ekscentrikë e të sofistikuar, që vërdallë nëpër Evropë "...shpenzojnë pa kursim. Shumica e kalon kohën duke luajtur bilardo dhe niset nga Roma pa takuar njerëz të tjerë përveç anglezëve dhe pa ditur se ku është Koloseu"; shpesh janë koleksionistë që plaçkitin vepra arti nga qytetet apo i kopjojnë dhe, gjithsesi, injoranca e tyre pranë eruditëve kontinentalë mbetet proverbiale. Destinacionet janë ato që çojnë në zbulimin e vendbanimeve romake, sidomos pas teorive të reja të arkeologut gjerman Vinkelman. Nga viti 1740 kushtet e udhëtimit përmirësohen ndjeshëm; rrugët janë më mirë të përshkueshme, edhe falë organizimit të ri të stacioneve të postës që mundëson publikimin e hartave të para rrugore; kaloshina zëvendësohet nga pajtonët më të sigurtë dhe në qytetet e mëdha fillojnë e shfaqen hotelet e parë të gjithë rigorozisht në stil anglez, por të pajisur me bidé! Restorantet rafinohen: janë të pastër, të rregullt dhe është e mundur të hahet në tryeza të rezervuara, duke ua zgjedhur madhësinë sipas qejfit. Por shpikja e vërtetë e gjysmës së shtatëqindës janë stacionet termale. Kurimi me ujëra termale është e njohur qysh nga koha romake, por akoma nuk flitet për stabilimente apostafat. Rreth vitit 1760, qyteza e Bathit në Kornuoll ristrukturohet krejtësisht nga Riçard Nesh që e bën një prej vendeve më të shëndetshme e më të kërkuara të botës. Ambienti i qytetit bëhet teatral nga zgjedhja urbanistike në të cilën shtëpitë futen në një projekt që parashikon sheshe e portikë ku banorët dhe pushuesit mund t’ia kalojnë të paprekur nga dielli dhe nga shiu. Në Bath turistët ndjekin një ritëm jete krejtësisht të rregulluar nga Neshi, i cili çdo vit boton një guidë të posaçme: në mëngjes takohen tek banjat, ku nën kontrollin e mjekut u nënshtrohen kurave të përditshme, pastaj shkohet në një kafene për një aperitiv, një xhiro nëpër rrugët e qendrës dhe në mbrëmje nuk mungojnë asnjëherë në pritje. Takimet e përsëritura favorizojnë marrëdhëniet seksuale dhe sidomos tradhtinë bashkëshortore aq sa kurat termale kalojnë në plan të dytë. Në Bath para së gjithash duhet të shfaqesh dhe pastaj t’i shfrytëzosh të gjitha rastet. Brenda pak vjetësh. Nga kurat termale në stacionet balneare hapi është shumë i shpejtë dhe stili me të cilin organizohen qytete bregdetare si Nisa, është i njëjtë. Mbreti Xhorxh III, i cili e ka zakon të kalojë disa ditë në Brajton dhe
Një turist anglez i Tetëqindës pozon përkrah
rrënojave antike romake
pushimi në det, shoqërohet nga muzika e një grupi muzikantësh të zhytur deri në gju në ujë, ndërsa “pushues” dhe “pushuese” e ndihmojnë të zhytet. Kuriozitet kanë kabinat, të cilat përdorin pushuesit: të pajisura me rrota, ato futen në ujë duke i mundësuar turistit që të zhvishet pa e parë njeri dhe të zhytet menjëherë nëpërmjet një shkallëze – trampolinë. Lokalitetet detare, ndryshe nga stacionet termale, kanë avantazhin e pasjes së një klime të butë gjatë gjithë vitit dhe, kur turisti nga veriu e zbulon, aspiron që ta përdorë të gjithë vitin; kështu qëndron në Brajton apo në Hajërs nga tetori deri në maj, duke hequr dorë nga mondanitetet dhe duke u kënaqur me shëtitje vetmitare midis kopshteve. Kurse turisti dimëror lind midis viteve 1741 e 1742, kur Uindham dhe Pokuk më parë dhe gjenevasi Martel më vonë, duke u kthyer nga ngjitja e akujve mbi Shamoní, tregojnë entuziazmin dhe mrekullinë e provuar përballë rrafshnaltave të akullit: shpërthen gara për majën më të lartë. Mali i Bardhë nuk është më “mali i mallkuar”, por “më i kërkuar”, sidomos pas që Henriet d’Anzhevil ka pushtuar majën dhe në shenjë fitoreje ka hipur mbi shpatullat e guidës së tij për të qenë gruaja më e gjatë në botë. Kurse Mis Streton pas ngjitjes, në shenjë fitoreje, do ta bëjë guidën e saj... bashkëshort. Në vitin 1857 themelohet Alpine Club dhe pasioni për ngjitjen rritet në mënyrë marramendëse: Himalaja, Kaukazi, Andet, por sidomos Pirenejtë, të cilët frymëzojnë kuadrot e Gustav Dorésë, tregimet e Hygoit dhe ndjenjat e Vinjísë, që në rrëzë të vargmalit, në qytetin e Paut, njeh gruan e tij, sulmohen ethshëm, edhe pse incidentet, shpesh me vdekje, shumëfishohen. Sapo kapet maja, mali bëhet i famshëm dhe lugina në të mbushet me turistë: për shembull, Zermati formohet në këtë mënyrë. Më 1884, Rodolfo Topfer, drejtor i kolegjit më të famshëm të Gjenevës, boton librin e parë vizatimor “Voyages en zig-zag”, ku tregon dhe ilustron shumë prej ekskursioneve të drejtuara nga vetë ai në kantonet zvicerane dhe në anën italiane të Alpeve. Prezantimi i “Udhëtimeve të jashtëzakonshme” të Zhyl Vernit pranë Royal Geographical Society shtyn gjysmën e Evropën të ndërmarrë udhëtimin rreth botës dhe “Revue des deux mondes,” në të cilën botohen përshtypjet e udhëtimeve të autorëve si Hygo apo Dymá, magjeps breza të tërë të rinjsh, të pasur e të varfër, të tërhequr nga ideja e ikjes apo e shfaqjes të statusit të mirëqenies. Në vitin 1834 Lord Brogam, ministër i Financave angleze, vendos që të zbarkojnë në Itali, por kolera e ndal udhëtimin e tij në Francë dhe e shtrëngon që t’i drejtohet qytezës së panjohur të Kanës. I dashuruar me vendin, do të ndërtojë një vilë luksoze dhe do të vijë çdo vit, duke sjellë me vete miq. Përreth Kanës qysh nga mesi i tetëqindës zhvillohet fama e Rivierës ose Bregut të Kaltër. Leopoldi II i Belgjikës preferon Kap Ferratin; Kolét zgjedh Sen Tropénë; Renuar, Shagál e Pikáso instalohen larg nga turma në pjesën e brendshme të Kanjésë, Vensit dhe Valariúsë. Ndërsa Monte Karlo ia detyron famën kazinosë, princërit – pronarë të së cilës pasurohen dhe financojnë zbukurime dhe pritje. Në plazhe njerëzit shëtisin, diskutojnë, luajnë krokét, luajnë me litar dhe ndërtojnë kështjella prej rëre. Larja në det reduktohet në një zhytje të shpejtë, e shoqëruar nga ndonjë frymëmarrje e thellë për të marrë jod, por akoma askush nuk noton. Ashtu siç akoma nuk ekzistojnë rrobat e banjos, as nuk shikohen njerëz të shtrirë në rërë. Uniforma e plazhit është ajo e shëtitjes: xhaketë, kollare dhe bombé për burrat, kostume të gjata deri tek këmbët me kapele të ojnisura për zonjat. Akoma anglezët janë pionierët e sporteve dimërore në fund të tetëqindës dhe saktësisht Sër Dojli në Davos, Doktor Luni në Montana dhe në Arlberg, në Alpe. Praktikohet patinazhi në akull, u hipet slitave kanadeze, praktikohet kurlingu, një lloj loje me gjyle të hekurta, luhet hokej dhe rrezikohet edhe kërcim. Por sporti i parë absolut është skija alpine dhe Arnold Lun themelon në Davos një klub për të apasionuarit dhe fut një garë për pjesëmarrësit: vetë ai klasifikohet në vendin e parë dhe merr nderimet e Mbretëreshës Viktoria për “shërbime të jashtëzakonshme të bëra skisë britanike". Instruktorët e parë të skive janë norvegjezët, ashtu si vendet ku është e mundur të praktikohet sporti ndodhen të gjitha në Skandinavi dhe pranë masiveve të Vosgit e të Juras, por shumë shpejt edhe Zvicra dhe Austria do të rregullohen për të pritur një numër të madh turistësh. Gjatë gjithë tetëqindës motoja e të pasurve dhe e aristokratëve ka qenë: “Nisu, nisu, nisu”. Rusja Maria Bashkirtev lë të shkruar në ditarin e saj se sa e vështirë ka qenë të qëndrosh prapa gjithë atyre spostimeve: "Ngarko, shkarko bagazhe, provo, blej, udhëto. Gjithmonë dhe gjithmonë kështu”. Pastaj gjuetitë deri në Indi apo në Afrikën e Jugut. Arkeologjia në Egjipt e në Greqi. Dimrat në alpet bavareze apo në bregun e liqenit Léman dhe udhëtimet rreth botës. Një poster publicitar i kompanisë "Gatti" lexon kështu: "Fillimi i udhëtimit të madh është fiksuar për janarin e ardhshëm. Mund të marrin pjesë udhëtarë për të gjithë xhiron e botës ose për pjesë të veçanta. Trajtim luksoz, me anije të armatosura apostafat. Personel i specializuar për gjueti, peshkim, kërkim shkencor dhe oqeanografik. Ekskursione në zona të panjohura të Afrikës ekuatoriale. Eksplorim i rrjedhës së Zambezit. Inkursion i ri i rëndësishëm në Persi, Afganistan, Beluçistan. Kalim i Indisë nga Kalkuta në Karikal. Eksplorim i Guinesë së Re. Është siguruar pjesëmarrja në ekspeditë e tri personaliteteve shumë të lartë". Me ndërtimin e hoteleve Grand Hotel apo të Palace, tundimi i udhëtarit të pasur del sheshit.
Gjatë udhëtimeve të gjata pionierët e turizmit
qëndronin në vende të bukura si ky
Të ndërtuar midis viteve 1890 dhe 1900, ato karakterizohen jo vetëm nga dimensione të mëdha, por sidomos nga dispozicioni i brendshëm. Kati përdhe i kushtohet jetës sociale dhe sallat e holli janë të vendosur rreth shkallës kryesore. Në katet e mësipërme, suitat dhe dhomat, që janë rreth 200, e kanë të gjitha pamjen në fasadën përpara, ndërsa zyrat dhe dhomat e shërbimit ndodhen prapa. Mund të ketë një park të madh përreth dhe nuk mungon kurrë stacioni termal: Savoi i Londrës, Rici i Parisit dhe Karltoni i Kanës janë ndër të parët që shikojnë dritën. Turistët e mësuar me shumë luks e detyrojnë konkurrencën që të bëhet e pamëshirshme dhe kështu që edhe trenat e anijet duhet të pajisen për të mos humbur klientë. Shoqëritë “Pullman”, “Compagnie Internationale des Wagons-Lits” e “Simplon-Orient-Express”, u ofrojnë pak të zgjedhurve një lloj komforti, duke i spostuar për pak kohë nga një kontinent në tjetrin deri në Kostandinopojë dhe, nga viti 1904, me ndërtimin e Transiberianes, deri në Vladivostok. Në dekadat e fundit të shekullit XIX udhëtimi pëson një transformim rrënjësor. Për mundësitë, efektet përfituese që udhëtimi ushtron mbi trupin dhe shpirtin e turistit, konkludohet që ai nuk duhet t’u përkasë vetëm të pasurve, bile, edhe pse të udhëtosh kushton dhe puna nuk të lejon të kesh pauza shumë të gjata, kërkohet që të studiohet mënyra që të paktën të vegjlit të mund të gëzojnë një pushim të merituar. Në vitin 1875 lind në Zyrih kolonia e parë verore vepër një prifti protestant. Disa vullnetarë grumbullojnë të vegjlit e shtresave popullore të shtrënguar të jetojnë gjatë gjithë vitit në mjedise të këqija dhe i shoqërojnë në fshat, duke i bërë të zbulojnë një botë të re dhe një mënyrë të re jetese. Synimi është thelbësisht edukativ dhe në të vërtetë shoqatat që ngarkohen me projekte të tilla janë kryesisht katolike, protestante apo të formuara nga dashamirës laikë të alpinizmit që përpiqen të ngjallin tek fëmijët dashurinë për malin. Më 1908 Baden-Pauell themelon skautët. Shpirti i pushimit të organizuar përhapet sidomos pas Luftës së Dytë, kur lindin qendra të shumta pushimi pa fitim që sigurojnë gjithçka është e nevojshme, përfshi asistencën e fëmijëve e të moshuarve, me një çmim shumë të ulët. Gjatë viteve njëzet, me totalitarizmin në Itali, Gjermani e Rusi, pushimet bëhen detyrim. Musolini shpik "dopolavoron" duke inkurajuar mijëra punonjës që të shkonin në plazhet e bregut Adriatik. Stalini dërgon punonjësit e dalluar në “shtëpitë e kurimit” që kishin qenë stacionet termale, hotelet luksoze dhe sarajet e fisnikëve gjatë Epokës së Bukur, edhe pse i njëjti trajtim nuk parashikohej për kooperativat fshatare. Revolucioni i vërtetë në fushën e turizmit është rreth viteve tridhjetë të shekullit XX, kur punëtorët e gjysmës së botës, falë një serie kontratash sindikale, sigurojnë të drejtën e pushimeve të paguara. Gjithçka kishte nisur me “Bank Holiday Act” të votuar në Angli më 1871 që kish pushtuar vendet më të qytetëruara, por qenë akoma larg nga një ligj në kuptimin e vërtetë të fjalës që të garantojë të njëjtin trajtim për të gjithë. Është Franca vendi i parë që e arrin objektivin më 1936, kur Dhoma dhe Senati votojnë një projektligj që garanton 15 ditë pushime të paguara për të gjithë. Duket se vetëm në atë vit u shitën 600 mijë bileta hekurudhore dhe një vit më pas 1 milion e 800 mijë duke përfituar nga “bileta popullore për pushimet”. Por është entuziazmi i arritjes që provokon nisje kaq të shumta, pasi fenomeni do të vijë duke rënë në vitet në vazhdim. Ndërsa punonjësit e hekurudhave, mësuesit apo funksionarët nga Korsika përfitojnë pushime për t’u kthyer në vendlindje, të gjithë punëtorët e tjerë preferojnë të mos spostohen, për t’iu kushtuar sistemimit të shtëpisë së tyre, kopshtarisë apo, në fund të fundit, bërjes së udhëtimeve brenda ditës: lionezët vizitojnë liqenin e Ogbeletës, kush banon në Lilë shkon në Maló – lë – Bens dhe alzacianët shkojnë të shijojnë pak fresk në Vosgi. Në harkun e pak viteve, edhe Gjermania, Austria, Çekosllovakia, Britania e Madhe dhe vendet skandinave u garantojnë pushime rreth 90 për qind të popullsisë, ndërsa vendet mesdhetare, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia nuk sigurojnë asgjë të ngjashme me një pushim. Në Amerikë ndërtohet të paktën "ura",
Fillimet e nëntëqindës: ndërmerren
udhëtime të gjata për të bërë kurën
e ujërave
domethënë 3 ditë festë kombëtare si Thanksgiving Day apo Halloween. Pas Luftës së Dytë, kërkesa e vajtjes në vendet balneare shumëfishohet në mënyrë të pabesueshme: bregu Adriatik mbledh turistët gjermanë, ai dalmat francezët dhe gjermanë, Kosta del Sol dhe Kosta Brava sulmohen falë veprës rikuperuese dhe të sensibilizimit të Frankos. Për të përballuar situatën pika e dobët e së cilës është mungesa e akomodimit, dyfishohet ndërtimi i fshatrave të pushimit në breg të detit të përbërë nga banesa të rehatshme me çmime të arsyeshme: bangalout. Shpikja zbret në vitet tridhjetë si vepër e Billi Batlinit, por, e çuditshme ta thuash, për disa dekada me radhë këto fshatra menaxhohen pa asnjë qëllim fitimi. I ndryshëm është diskutimi kur për të ofruar një sistemim për turistët janë rezidentët privatë që përfitojnë për të shtuar fitimet. Nga vitet njëzet, në vendet e veriut, sidomos në Austri, lind zgjidhja që sot e quajmë bed and breakfast (fjetje dhe një vakt). Caravanning dhe camping përbëjnë një alternativë ndaj një vendqëndrimi fiks dhe një zgjidhje të problemit të dhomave: edhe një herë akoma kemi të bëjmë me një shpikje angleze, që shfrytëzon komoditetin e automobilit, dhe i shtyrë shtëpitë prodhuese automobilistike t’u përshtaten nevojave të reja. Rreth viteve dyzet, Volksvageni prodhon makinën e tij utilitare; Fiati, Mercedes Benzi dhe Berlieti ideojnë automjete që janë në gjendje t’u përgjigjen nevojave të turistit. Pullmani, i cili ia detyron emrin shpikësit të tij, Xhorxh Mortimer Pullman, lind pikërisht për këto motive, ndërsa Desgranzh, duke nuhatur se çfarë tërheqjeje mund të ushtrojë kalimi i Alpeve, promovon Tour de France, i cili shkakton një rritje të turizmit çiklistik dhe të kalimeve turistike me automobil. Megjithatë, deri në vitet pesëdhjetë kush shkon me pushime është akoma pjesë e një elite jo më e përbërë nga aristokracia angleze, por nga yjet e kinemasë. Nxirja është shenja e re dalluese. Nëse deri ndonjë dekadë më parë lëkura e nxirë dallonte punëtorin e flaktë turistët e kalonin kohën duke u mbrojtur me çadër nga rrezet diellore, tani të jesh i nxirë nënkupton që sapo je kthyer nga një pushim në det ose në mal. Kjo nevojë e re për diell dhe dritë pasqyrohet edhe në art. Piktorë e shkrimtarë shkojnë në kërkim vendesh të hapura e të përmbytura nga drita si portet mesdhetare apo plazhet e bardha të Floridës. Shkrimtari amerikan Skot Fixherald nuk do t’ia dijë të kthehet në Amerikë dhe së bashku me shoqen e vet, të pandashmen Zelda, kalon kohën midis Monte Karlos, Monparnasit dhe Zhuan – lë – Pinsit që nga viti 1925, për meritë të sipërmarrësit Frenk Xhei Gould, bëhet një nga stacionet turistike më të lakmuara nga elita. Nga viti 1950 turizmi pëson një ndryshim të jashtëzakonshëm. Janë të largëta kohërat në të cilat pushimi përbënte objektivin e betejës së sindikatave, edhe pse akoma pjesë të mëdha të popullsisë, si punëtorët apo bujqit, mbesin të përjashtuar nga çdo diskutim turistik. Por janë strukturat e mëdha private që arrijnë të zotërojnë tregun e turizmit: zinxhirë hotelesh, operatorë turesh dhe kompani ajrore, duke vënë në dispozicion edhe Konkordë gjigandë, në mënyrë frenetike shpikin gjithnjë e më shumë formula të reja dhe specializohen në sektorë të veçantë për të kënaqur shijet e ndryshueshme të turistit i cili tani, për t’iu shmangur popullimit, kërkon pushime nën shenjën e aventurës së egër: me çmim të ulët dhe pa rrezik për jetën.