E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë ; Merr flakë autobusi urban, për fat asnjë i plagosur

Një autobus i linjës Dinamo-Qendër ka marrë flakë ditën e djeshme në Tiranë. Sipas ekspertëve të policisë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, shkak i djegies së autobusit urban ka qenë defekti që ka pësuar automjeti në impiantin elektrik dhe si rezultat i kësaj, flakët kanë përfshirë të gjithë motorin e automjetit. Burimet e policisë dëshmojnë se nga ky incident nuk ka pasur asnjë të dëmtuar. Por gjithsesi në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur edhe më tej ngjarjen në fjalë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›