Policia ; Kërcënon se do të përdorë forcën ndaj minatorëve, nëse nuk ndërpresin tubimin para Presidencës
Pas më se 17 ditë greve urie, minatorët janë vërtet në rrezik për jetën, shenjat e para i ka shfaqur kreu i Shoqatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri. Ky i fundi ka pasur dhimbje të forta në zemër dhe si rezultat i kësaj është dërguar me urgjencë në QSUT. Ndërkohë, minatorët e tjerë nuk kanë lëvizur akoma nga vendqëndrimi i tyre prej dy ditësh, para Presidencës. Minatorët kërcënojnë se nuk do të largohen që aty nëse nuk iu plotësohen kërkesat e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, burimet policore bëjnë me dije se në bazë të ligjit, tubimit të minatorëve duhet t’i vijë fundi dhe në rast të kundërt, ata do të largohen që aty me anë të forcës. Por mesa duket, grevistët nuk i kanë dhënë asnjë rëndësi kërkesës së policisë për largim, ata thonë që nuk do ta ndërpresin tubimin e tyre deri në plotësimin e kërkesave.