Demokracia, midis revolucionit dhe shtetit ligjor
Me sa di, shoqëritë paskomuniste të Lindjes evropiane u përballën me problemin e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në shërbim të totalitarizmit qysh në vitet e para pas revolucioneve demokratike të vitit 1989. Nuk ndodhi rastësisht në atë kohë. Në letërsinë dhe të folurit politik të asaj kohe, në vende të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore, edhe pas rënies së komunizmit, mbetej si shqetësim i mundshëm rreziku i restaurimit, domethënë një farë rreziku se mos forcat ish-komuniste, veçanërisht ish-ushtarakë ose ish-anëtarë të shërbimeve sekrete, në bashkëpunim me militantë të shtresave nga më të ndryshme të shoqërisë gjenin mundësinë që në rrugë paqësore ose edhe me mjete antidemokratike të rikthenin regjimin e kaluar. Nga ana tjetër, në këto vende, forcat e djathta demokratike të ardhura në pushtet nuk mund të pranonin që ish-persekutorët e tyre, të cilët shpeshherë kishin kaluar edhe kuadrin ligjor të shtetit komunist, duke u kriminalizuar ose duke ushtruar një shtypje të ashpër policore ndaj kundërshtarëve politikë, të mbeteshin në poste drejtuese gjyqësore, administrative, legjislative etj. Mbi të gjitha, ishte edhe shqetësimi se një pjesë e tyre në mënyrë të tërthortë kanë pas qenë vendosur edhe në shërbim të ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete sovjetike dhe për këtë arsye përbënin edhe një lloj rreziku për sigurinë dhe sovranitetin kombëtar. Sigurisht që këtu nuk mund të mos mbahen parasysh në llogari edhe faktorë politikë dhe elektoralë të mirëfilltë, pra edhe fakti që partitë politike të qendrës së djathtë nëpërmjet kufizimit të të drejtave qytetare të ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete komuniste ngushtonin edhe mundësitë politike të lidershipit të partive të majta ish-komuniste.
Kuptohet që e gjitha kjo nuk kaloi pa debate të natyrave të ndryshme. Në disa vende, sikurse për shembull në Gjermani, procesi ishte më i dukshëm dhe rrënjësor, kurse në vende të tjera ka pasur specifikat e vendit dhe të kohës kur u zhvillua.
Ku qëndron vështirësia politike, pra nga pikëpamja e filozofisë politike, e problemit?
Ka një kontradiktë në të gjithë këtë çështje, e cila duhet mbajtur parasysh. E them këtë sepse sikurse duket edhe në pyetjen tuaj, shpesh bëhen paralelizma midis kohëve dhe ngjarjeve politike që nuk kanë të krahasuar dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Rënia e komunizmit u realizua nëpërmjet dy proceseve kontradiktore. Nga njëra anë, kemi të bëjmë me një përmbysje të bërë me pjesëmarrjen e popullit, pra me një revolucion demokratik. Revolucioni nga vetë natyra e fjalës që e shënon është një përmbysje, është një dalje e vrullshme dhe masive nga kornizat ligjore të shoqërisë, të cilën ai përmbys. Në fazën e vet të parë, ky revolucion, kjo përmbysje legjitime, nuk e lidh veten me asnjë lloj kuadri ligjor. Ai nuk respekton ndonjë kuadër ligjor paraprak, por e prodhon këtë kuadër ligjor nga e para, bile për një kohë nuk ndodhet fare nën presionin e ndonjë ligji apo i detyruar prej tij. Nga kjo pikëpamje, është vullneti politik i lirë që e prodhon kuadrin ligjor. Në këtë periudhë ndodhin edhe kufizime të lirisë dhe të drejtave qytetare të grupeve të ndryshme shoqërore, të cilat dikur kanë përfaqësuar rendin e përmbysur.
Mirëpo nga ana tjetër, revolucioni demokratik ndryshon kryekëput nga revolucioni komunist. Kjo, për arsyen se në dallim nga i dyti, i pari, pra revolucioni demokratik, ndërton shtetin ligjor, sipas të cilit të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe se askujt nuk mund t’i privohen liritë dhe të drejtat qytetare pa një vendim gjyqësor, e mbi bazën e provës së fajësisë së tij individuale, konkrete dhe mbi faktin se ligjet demokratike në përgjithësi, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk kanë fuqi prapavepruese. Me një fjalë, revolucioni demokratik nuk mund të sillej ndaj përfaqësuesve të shoqërisë së dikurshme, sikurse kjo e fundit, pra shoqëria totalitare, komuniste, u soll, në mënyrë tërësisht shtypëse ndaj atyre që i konsideronte përfaqësues të “klasave të vjetra” që përfaqësonin shoqërinë evropiane të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Nuk mund të sillej në atë mënyrë për arsyen e thjeshtë se në origjinë, ai megjithatë mbetej revolucion, pra mohim i statuseve ligjore të dikurshme, përmbysje e privilegjeve të dikurshme të shtresave dhe grupeve shoqërore sunduese, mohim i tyre pa respektuar kuadrin ligjor në fuqi.
Por nga ana tjetër, synimi dhe objektivi i revolucioneve demokratike është ndërtimi i shoqërive demokratike, i shtetit ligjor, i cili kërkon medoemos fajësi vetëm individuale, konkrete, të bazuar në një ligj ekzistues dhe jo në ndërtimin e një kuadri ligjor prapaveprues. Kontradikta ka qenë pikërisht te natyra e revolucioneve demokratike. Ato janë edhe revolucione, përmbysje, por edhe demokratike. Sa më shumë t’i kthehemi historisë së tyre, aq më shumë ato janë revolucione, sa më tepër ecim përpara, aq më shumë ato janë demokratike, pra përfundojnë me shtetin ligjor.
Tjetër është drejtësia revolucionare, e cila nuk pyet për të drejta, ajo përmbys, dhe tjetër është drejtësia demokratike, ajo respekton një ligj që i trajton të barabartë qytetarët para ligjit duke mos pranuar prapaveprimin e ligjeve.
Ne ndodhemi pra, midis drejtësisë revolucionare dhe drejtësisë demokratike, të dyja pjesë e revolucionit demokratik. Sa më shumë kthehemi në të kaluarën, aq më shumë drejtësia ka arsye të jetë revolucionare; sa më shumë ecim përpara, aq më tepër drejtësia ka një përmasë ligjore.
Në Shqipëri ky poçes pati karakteristikat e tij, të cilat sollën që asnjëherë të mos përpunohej një kuadër ligjor që do të përjashtonte ish-bashkëpunëtorët e shërbimeve të dikurshme sekrete nga disa të drejta qytetare, qoftë edhe përkohësisht, sikurse do të ishte edhe ajo e marrjes së disa detyrave të larta në organe të shtetit apo të gjyqësorit. Klasa politike shqiptare, duke pasur parasysh ashpërsinë e asaj që quhej luftë klasash dikur pati druajtjen se mos hapja e dosjeve ose masat e tjera të këtij lloji kthenin ndonjë proces hakmarrje individuale dhe shoqëria dilte nga kontrolli. Po ashtu, mbahet parasysh se proceset demokratike në vend u iniciuan jo aq nga ish-disidentë, por nga grupe dhe shtresa shoqërore apo nga individë, të cilët nuk kishin qenë jashtë sistemit shoqëror të së kaluarës. Këta, duke qenë reformatorë të mirëfilltë, kanë pasur edhe sensin e një moderimi të energjive revolucionare dhe përmbysëse. Po kështu, duke ardhur më pas përmbysjeve që ndodhën në vendet e tjera të Lindjes, në Shqipëri, rreziku i një rikthimi të komunizmit sigurisht që do të ishte më i pakët. Këtu, duhet shtuar edhe fakti se për shkak të një sërë rrethanash destabilizimi politik të viteve 1996 – 1998, shoqëria shqiptare nuk pati kohë të merrej me procese të tjera politike brenda saj. Nga ana tjetër, mund të thuhet se pjesërisht edhe e majta, edhe e djathta politike nuk kanë pasur shumë vullnet për të kryer proceset për të cilat po flasim, për shkak se natyra e komunizmit shqiptar kishte sjellë që ish-bashkëpunëtorë të shërbimeve të dikurshme mund të kishte edhe midis spektrit të majtë, edhe brenda spektrit të djathë. Ndrojtja nga ndonjë destabilizim politik apo e raporteve parlamentare e ka shtyrë vazhdimisht problemin sikurse edhe deri më sot.
Sot ky problem ka dalë sërish në skenën e debateve si rezultat edhe i disa koniukturave konkrete politike, me sa kuptoj, dhe jo aq si një përfundim i evolucionit të mendimit politik. Mirëpo, tani është paksa vonë, sepse kuadri i sotëm ligjor shqiptar është më shumë i një shteti ligjor dhe më pak i ngjan një drejtësie revolucionare. Nga ana tjetër, edhe për shkak të disa proceseve të natyrshme sikurse është mosha, ndërrimi i brezave, një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve të policisë sekrete dolën vetiu nga skena. Të tjerë, u tregua, se jo vetëm nuk kishin ndonjë dëshirë për t’u kthyer pas, por edhe se u integruan fort në shoqërinë e re të tregut. Edhe nga radhët e shoqërisë kërkesa për t’i privuar ata nga disa të drejta qytetare apo për të hapur dosjet ka qenë shumë e zbehtë.
Kështu, kuadri politik shqiptar ndryshon kryekëput nga ai i vendeve të tjera. Dikur, në vendet e Lindjes hapja e dosjeve bëhej për të ndaluar restaurimin, kurse sot në Shqipëri më shumë duket se bën pjesë në mekanizmin e një lufte politike horizontale e të rivalitetit të forcave politike, të cilat, të gjitha, nuk dëshirojnë aspak, as iu shkon ndërmend, të kthehen pas në të kaluarën. Proceset duket se kanë ngjashmëri, por në fakt, ato nuk kanë aspak të njëjtin kontekst historik kur bëhet krahasimi midis atyre që zunë vend përkohësisht në vendet e tjera të ish-Lindjes komuniste dhe atyre që mund të parashikohen në Shqipëri.
Parë të gjitha këto rrethana, gjykoj se duhen ndarë dy procese. Tjetër është hapja masive e dosjeve të ish-anëtarëve apo bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete të dikurshme dhe tjetër është që të mos lejohen këta bashkëpunëtorë që për një periudhë kohe, sa të shihet e arsyeshme, të mos kenë të drejtë të jenë në pozita kyçe të administratës më të lartë, të instancave të larta të gjyqësorit. Kurse media, sidomos ajo private, është një hapësirë e lirë ku të gjithë kanë të drejtë të shprehen. Tjetër është media, e tjetër është aparati shtetëror. Ne mund të kemi edhe një gazetë të atyre që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të ish-shërbimeve sekrete. Kush mund t’i ndalojë ta krijojnë një të tillë? Bota e medias është e lirë, sikurse bota e iniciativave ekonomike private.
Por, kjo duhet parë me maturi, gradualisht, dhe duke respektuar të gjitha të drejtat e tjera të këtyre individëve, të cilët sot nuk mund të fajësohen juridikisht, as kolektivisht, as për shkak të ndonjë rrethane tjetër, por vetëm duke gjykuar veprimtarinë e tyre personale dhe konkrete. Tjetër është gjykimi moral dhe tjetër gjykimi juridik. Po kështu, edhe deputetët që i zgjedhin partitë politike dhe populli, kandidatët për deputetë, kur dalin para elektoratit për t’u votuar, detyrimisht duhet t’i kenë transparente CV-të e tyre. Pra, këto procese, pa shumë zhurmë, bujë dhe pa tensione politike të kota, me maturi, edhe do të kryenin një pjesë të detyrës revolucionare të pakryer, por edhe do të kryheshin brenda kuadrit tonë ligjor të tanishëm, demokratik, jo hakmarrës, pra sipas drejtësisë së shtetit të së drejtës. Kërkohet maturi, pjekuri, sa edhe veprim konkret, e mbi të gjitha, dëshirë për të zgjidhur çështjet pa i manipuluar ato për qëllime politike. Tashmë jemi një shoqëri demokratikisht e pjekur edhe në aspektin ligjor. Atë që vendet e tjera të Lindjes e kryen më së miri në fazën revolucionare të lëvizjes demokratike, demokratizuese, ne nuk mund ta imitojmë katërcipërisht në kohën kur ndodhemi në fazën ligjore, të shtetit të së drejtës, të ndryshimit demokratik.
Unë isha pjesëmarrës në atë veprimtari të departamentit të gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Qëllimi i saj ishte krejt i drejtë, pra synonte përgatitjen teknike sa më të mirë të gazetarëve të ardhshëm, duke i mësuar qysh në bangat e shkollës me teknologjinë e medias. Punimet që paraqitën studentët ishin vërtet të shkëlqyera si në fushën e komunikimit radioteleviziv, ashtu edhe në përdorimin e teknikave kompjuterike.
Ajo që m’u duk e rëndësishme në fjalën e zotit Berisha, mbajtur aty, kishte të bënte me atë që gazetarët, sikurse të gjithë punonjësit e tjerë, ata shumë më tepër se të tjerët, kanë të drejtën të mos punojnë në të zezë. Për një mijë arsye kjo gjë është delikate në shtyp. Gazetari ka nevojë për status ekonomik dhe juridik transparent, sepse përndryshe mund të rrezikojë të shndërrohet në një kukull që e përdorin për qëllime herë të mira e herë të mbrapshta aktorë të ndryshëm politikë apo financiarë.
Po kështu, u tha se në gazetari, si në përmbajtjen e mesazheve, ashtu edhe në vijat editoriale, gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehin ndërgjegjen e tyre profesionale. Këtu çdo gjë duket normale. Liria e shtypit dhe e shprehjes është tashmë një e drejtë ligjore qysh në Kushtetutë. Kush ka të drejtë ta detyrojë gazetarin që të mos shkruajë atë që mendon. As nëpunësi i shtetit, as polici, as gjyqtari, dhe as sigurisht ndonjë aktor tjetër shoqëror, sikurse mund të ishin pronarët e mediave.
Pronarët e mediave janë njerëz që kanë një rol dhe mision të fuqishëm shoqëror. Iniciativat e tyre janë jetike për gjendjen e mediave dhe të gjithë shoqërisë shqiptare. Në përgjithësi, ajo që ata kanë sjellë në shoqërinë shqiptare ka qenë me pasoja krejt pozitive për demokracinë. Ata kanë nevojë që të përkrahen fort nga shteti edhe nëpërmjet një sërë politikash financiare lehtësuese. Unë jam i bindur për këtë. Po të jetë i fortë kapitali, është e fortë shoqëria, është i fortë shteti, është i fortë individi, është e fortë fjala e lirë. Ata duhen nderuar dhe përkrahur sa herë janë në pozitat e një investimi transparent dhe të ndershëm.
Megjithatë, liria e gazetarit, ndonëse i punësuar, është e paprekshme. Askush nuk mund t’i imponojë me presione të ndryshme, të thotë atë që ai nuk e mendon. Do të ishte njësoj sikur pronari i ndonjë universiteti privat t’i kërkonte mësuesit a pedagogut të matematikës që e ka punësuar në institucionin e tij t’u thotë studentëve se dy plus dy nuk bëjnë katër, por bëjnë pesë. Dhe kur pedagogu i shkretë i matematikës duke hapur sytë ta kundërshtojë, ky pronar universiteti t’i thotë: “Në universitetin tim kaq bëjnë, përndryshe lëre fare punën!”
Prej disa kohësh, unë kam shprehur në faqet e gazetës se Shqipëria ka nevojë për pak më shumë inflacion. Pra, rritje çmimesh në kushtet e rritjes së pagave. Bën mirë qeveria që i rrit pagat. Edhe më shumë mund të rriten. Do të rritet fuqia blerëse, çmimet do të rriten përsëri, derisa raporti midis pagës dhe çmimeve të arrijë pak a shumë në disa parametra evropianë. Kjo do të bëjë që shqiptari t’i kthehet punës në vendin e vet, dhe jo ta braktisë atë duke shkuar e derdhur pa masë djersën e vet në dhè të huaj.