5010 euro për një darkë me Drogba
Për fanatikët e futbollit, mbi të gjitha për tifozët e Çelsit, një darkë me Didier Drogba nuk është edhe aq e pamundur. Mjaftonte të merrje pjesë në ankandin e organizuar në "Ebay": iniciativa kishte si qëllim që shuma e mbledhur të jepej për bamirësi për Shoqatën e Fëmijëve Afrikanë, që mbështetet nga shumë personazhe të njohura. Oferta më e lartë u bë nga përdoruesi Ludol91, që në fund e ngriti çmimin në 5010 euro. Darka do të organizohet brenda vitit në një restorant në Paris.