Menaxheri "burgos" 22 futbollistë
Policia e Belo Horizontes ka çliruar dje 22 futbollistë të moshës nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët mbaheshin të burgosur në disa baraka nga një menaxher i paskrupullt. Silvio Luiz Araujo u merrte para familjarëve, nga 320 deri në 600 euro në muaj, duke u thënë se fëmijët po bënin teste në skuadra të rëndësishme. Në realitet, futbollistët ishin mbyllur në barakat jashtë qytetit gjatë kësaj periudhe. Menaxheri, i arrestuar nga policia, akuzohet për keqtrajtim, mashtrim dhe sekuestrim personi.