E Diel, 1 Nëntor 2026

Sevilja: Luis Fabiano kushton 60 milionë

Presidenti i Seviljes, Hoze Del Nido, nuk tërhiqet nga kërkesat e tij stratosferike për futbollistë të ndryshëm të skuadrës që kërkojnë të largohen gjatë merkatos së ardhshme. Ai ka përgënjeshtruar dje zërat për interesimin e Realit të Madridit për sulmuesin Luis Fabiano, duke dhënë një çmim shumë të lartë për lojtarin. "Nuk ka pasur asnjë takim me drejtuesit e Realit. Kjo histori përsëritet gjithmonë në shtypin sportiv. Ju kujtoj që klauzola e shitjes së Luis Fabianos është 60 milionë euro", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›