E Diel, 1 Nëntor 2026

52% e maturantëve në Korçë fituan universitetin

"Përfshirja 100% e fëmijëve në moshë të hershme në kopshte, reduktimi i plotë i braktisjes së shkollës në arsimin bazë, ndërkohë që edhe për të rinjtë që përfundojnë shkollën 9-vjeçare duhet të tregohet kujdes i veçantë për t‘i tërhequr drejt shkollave të mesme dhe më tej drejt universiteteve", tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas tij, këto objektiva janë si kolonat kryesore ku duhet të mbështetet reforma e cilësisë në arsim. Lidhur me maturën shtetërore, ministri Tafaj i vlerësoi të suksesshme rezultatet e këtij viti për Qarkun e Korçës, ku 52% e atyre që kanë përfunduar arsimin e mesëm, tashmë vazhdojnë arsimin e lartë. Për një cilësi të qëndrueshme, ministri Tafaj theksoi se duhet të respektohen me përpikëri të gjitha shkallët e kësaj reforme të rëndësishme në arsimin tonë.

Për ministrin Tafaj, çdo maturant shqiptar duhet të hyjë në çdo fakultet të huaj, pa pasur nevojën e dhënies së provimeve shtesë. Për këtë gjë është e nevojshme të krijohet një raport serioz ndaj maturës shtetërore që fillon me mësuesit, e më pas vijon me administratorët e këtij procesi, duke përfshirë këtu të gjithë komunitetin e interesuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›