Bie poshtë alibia e danezëve, shtohen objektet e vjedhura
Pavarësisht deklarimeve të ambasadës së Danimarkës në vendin tonë se ka pasur vetëm një tentativë vjedhjeje, konkluzionet e policisë janë me pasoja më të rënda. Pas përfundimit të hetimeve ka rezultuar se në ambientet e ambasadës nuk është vjedhur vetëm një kompjuter, por dy të tillë, madje dhe disa pulla vizash. Të dy kompjuterët kanë pasur materiale të ambasadës dhe ende nuk ka dyshime mbi autorë konkretë të kësaj vjedhjeje. Dy ditë më parë, ambasada e Danimarkës doli në një njoftim të dytë, duke mohuar se ishte vjedhur ndonjë send në ambientet e saj, por ndryshe deklarohet në dokumentet e policisë.
Dje, nga burime të besueshme të policisë, mësohet se më 23 tetor, gjatë natës, në rrugën "Nikolla Tupe", janë vjedhur zyrat e ambasadës së Danimarkës, ku janë marrë dy kompjuterë. Madje, grupi hetimor shpjegon se bazuar në deklaratat e punonjësve të ambasadës, kompjuterët janë portativë (Lap-Top), të markave "IBM" dhe "SING PAD". Në të dy kompjuterët, sipas policisë ka pasur informacione të nevojshme të ambasadës, që lidhen me problemet e vizave. Madje, në të njëjtën zyrë, ku janë marrë aparaturat, janë vjedhur edhe disa pulla vizash. Kjo ka ngritur dyshimet e policisë se autori mund të jetë ndonjë person që i njeh këto materiale.
Tri ditë më parë, mediat raportuan lajmin se ishte vjedhur ambasada daneze në Tiranë dhe kjo kishte vendosur që deri një njoftim të dytë do ndërpriste veprimtarinë e saj. Lajmi mbërriti në çdo redaksi nga ambasada suedeze, e cila ndodhet në të njëjtin ambient me atë të Danimarkës. Pas verifikimeve në polici u mësua se ishte vjedhur selia, duke shqyer derën dhe fillimisht në inventar mungonte një kompjuter. Më vonë, ambasada e Danimarkës doli në një njoftim identifikues të saj ku deklaroi se për shkak të një numri raportimesh të gabuara në media, ambasada e Mbretërisë së Danimarkës dëshiron të deklarojë se "këtë javë, midis mbrëmjes së të enjtes dhe ditës së premte, ka pasur një përpjekje për të grabitur ambasadën". "Policia daneze dhe ajo shqiptare janë duke bashkëpunuar ngushtësisht për hetimin e krimit. Ambasada ka marrë mbështetje të plotë nga të gjitha autoritetet përkatëse shqiptare për përballimin e këtij incidenti të pakëndshëm. Ambasada do të fillojë punë ditën e martë", deklaroi ambasada.
Megjithatë, nga të dhënat e policisë rezulton se nuk ka pasur një tentativë, por vjedhja është realizuar dhe madje dëmi është më i madh sesa mendohej fillimisht nga policia. Madje, ajo e ka vlerësuar në maksimum ngjarjen. Duket se buja që pati jo edhe aq grabitja, por reagimi ekstrem i ambasadës suedeze në emër të homologëve danezë për të ndërprerë aktivitetin, deri në një njoftim të dytë, ka vënë në lëvizje të përshpejtuar strukturat e hetimit të policisë dhe prokurorisë. Kështu, sipas burimeve policore pas këqyrjes së vendngjarjes, mësohet se janë gjetur shumë shenja gishtash në dyert e selisë dhe në ambientet e brendshme të ambientit që ndodhet te një pallat në vendin e njohur në kryeqytet si "Tre plepat". Nga grupi i hetimit mësohet se tani për tani dyshohet për vjedhje adoleshentësh, të cilët duke ditur se kishin të bënin me një vend pune të huajsh, shpresonin se do të gjenin shuma parash apo objekte të shtrenjta, ose vjedhje nga ana e ndonjë personi që njihte mirë veprimtarinë e danezëve. Shenjat e gishtave të gjetura në vendngjarje janë çuar në laboratorin e kriminalistikës.