E Diel, 1 Nëntor 2026

55-vjeçari vrau nënën me sëpatë dhe plagosi të bijën

Krimi

Ngjarja e pazakontë që tronditi fshatin Prevallë mbrëmjen e 4 shkurtit, ndodhi në një nga lagjet e sipërme të fshatit më të thellë të Rrethit të Librazhdit. Haki Miska, pas një grindjeje me të bijën dhe nënën e tij, e ka goditur këtë të fundit me sëpatë në kokë e në trup. E ëma 75-vjeçare gjeti vdekjen brenda pak minutash. Ndërkohë Miska goditi me të njëjtën armë të ftohtë edhe të bijën 18-vjeçare, Besianën. Vajza u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendja e saj tashmë është stabilizuar. Ndërkohë vrasësi i nënës ka marrë arratinë nëpër shpatet me dëborë, derisa ra në prangat e policisë në një shtëpi të braktisur në Komunën Ostren të Bulqizës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›